Italia është një nga shtetet që po e vuan më shumë situatën e shkaktuar nga koronavirusi.

Vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan 5322 të prekur nga koronavirusi, ndersa kanë humbur jetën 427 persona.

Portali FanPage.it ka publikuar letrën e Federica Pezzetti, një mjeke e cila tregon situatën që po përjeton.

Letra

“Po fundosemi. Po, qajmë. Por asnjëri nuk e sheh tjetrin. Qahet vetëm, fshehtas, kur jemi vetëm në ndonjë dhomë. Por është vetëm një moment dhe pastaj rinis gjithçka: ka adrenalinë, ka zemërim, ka lot.

Ndonjëherë zihemi për vogëlsira, për dorezat që nuk kanë ardhur apo për maskat që nuk gjenden, mjaftojnë pak gjëra që të nervozohesh.

Por e vërteta është se i gjithë spitali, unë flas për spitalin këtu në Kremona, ka treguar një solidaritet që nuk është parë herë tjetër: të gjithë bëjnë gjithçka, të gjithë ndihmojmë njëri-tjetrin, nuk ekzistojnë më rolet hierarkike.

Kur kthehem në shtëpi ha vetëm, mbaj distancë nga bashkëshorti, fle e ndarë, bëj shumë kujdes për gjithçka. Puthjen tim biri ia dërgoj me mendime.

Lexo po ashtu:  Fëmijët nuk po flenë aq sa DUHET dhe ky është gabimi më i madh i prindërve të sotëm

Një gjë që po bëhet më e vështirë për ne mamatë mjeke është që ne nuk mundemi të përqafojmë më fëmijët tanë.

Shumë nga ne kanë filluar të dorëzohen. Kur gjithçka të mbarojë do të përqafoj tim bir dhe bashkëshortin tim për një ditë të tërë. Një ditë! Dhe pastaj do të ulem në divan, e lirë, e çlodhur, sikurss në ato ditët që tani duken shumë larg, por që do të kthehen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *