Sami Kurteshi

Lajmi për ndërtimin e një kishe ortodokse serbe në Batajnicë mbi varrezat masive ku janë fshehur për zhdukje trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë, nuk vetëm është mbulim i vendit të krimit me qëllim fshehjeje të krimit gjenocidal serb ndaj shqiptarëve. Është më shumë se kaq!

KOS, me ndërtimin e objektit të kishës mbi varrezat masive, nuk zhduk vetëm dëshmitë e krimit gjenocidal serb, por në thelb bën bekimin e krimit gjenocidal serb mbi shqiptarët, ashtu siç ka bërë edhe gjatë luftêrave në dy shekujt e fundit, që nga ekistenca e shtetit serb, duke bekuar armët dhe njësitë serbe nëpër kishat serbe, bekimin e politikës shtetërore serbe, që është vetëm dorë e zgjatur e SPC.

Ndërtimi i kishës pikërisht në këtë lokacion, është dëshmi e natyrës dhe karakterit të vërtetë të kishës serbe. Kisha ortodokse serbe ( KOS) me vetë emërtimin e saj origjinal, Srpska Pravoslavna Crkva (SPC), nuk është vetëm rrjedhojë e evoluimit morfologjik e sintaksor të gjuhës serbe, por është emërtim që bart përcaktimin origjinal të qëllimit politik të grupimit. Ajo është serbe që në fillim dhe në thelb, dhe shpërfaq përmbajtjen e qëllimit shovenist e gjenocidal. Ajo është ortodokse, jo në kuptimin fetar të bartjes së idesë origjinale të besimit në perëndi që nuk ka ekzistuar nga lindja e saj, por është ortodokse në kuptimin e bartjes së porosisë origjinale të thelbit të politikës shoviniste e gjenocidale serbe, që nuk ka ndryshuar gjatë historisë dhe vazhdon të mbetet e njëjtë. Ajo, krejt në fund emërtohet kishë, jo në kuptimin një objekti fizik të kryerjes së ceremonisë së komunikimit kolektiv dhe të shëlbimit me perëndinë, por është objekt fizik i grumbullimit për realizimin e porosisë dhe kërkesës së idesë origjinale “hyjnore” të “popullit hyjnor serb” të shovinizmit serb.

Lexo po ashtu:  Studimi/4% e mineraleve në Tokë, të krijuara si pasojë e veprimit të Njeriut

Ky kolektiv kuazi-religjoz, kisha ortodokse serbe, është e ndërtuar dhe brumosur me një parim madhor. Ky parim ka këtë thelb: KOS është dhe mbetet njëkohësisht pushtuese hapësirash gjeografike, në njërën anë dhe, përjashtuese e ekistencës së qenieve tjera njerëzore në anën tjetër, që nuk i përkasin këtij kolektivi. Sipas këtij parimi, “atje ku ekziston një varr dhe kishë serbe, atje është tokë serbe”. Kjo kishë nuk lejon të jesh serb e të mos jesh ortodoks, ose të jesh ortodoks e të mos jesh serb. Ajo nuk mundet të veprojë ndryshe përveç të bekonë të gjithë ata që e rajnë dhe e trashëgojnë këtë parim.

Shovinizmi serb është katekizëm i kishës ortodokse serbe. Nuk mund të zhduket shovinizmi serb pa zhdukjen e idesë dhe embrionit të saj!

Nuk ka pajtim pa drejtësi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *