Dhuna urbane e turnit të dytë, e cila prej disa ditësh është prezente në disa qytete, ka ngazëllyer një pjesë të shoqërisë shqiptare. Ose më mirë asaj pjese që është e angazhuar publikisht kundër qeverisë dhe Edi Ramës. Këtu nuk është çështja të shqyrtojmë motivet, por të kuptojmë premisat politike dhe sidomos pasojat.

Ne po shohim urrejtje të madhe që ka shpërthyer në një konsensus relativ për dhunën iracionale. Për këtë e ka përgjegjësinë një njeri i vetëm: Edi Rama. I cili vetëm urrejtjen meriton 100% në këtë botë. Por kjo urrejtje ka kokë e pa tru, që kujton se te dhuna ka materializuar shpresën e ndryshimit, ështëb shumë e dëmshme sot. Sepse ne nuk jemi në vitin 2011, 2012 dhe as 2013. Ne jemi në vitin 2020, kur edhe ata më naivët e kanë kuptuar se çfarë politike drejton këtu. Si vallë sot manipulohet njësoj: atëherë emri Berisha, sot një akuzë pa përmbajtje dhe me sens alarmant se po vendoset diktatura?

Lexo po ashtu:  Bastisjet për të cilat keni votuar!

Dhuna që sot vetëcelebrohet në iluzionin e forcës, në të vërtetë ndihmon me spektaklin e rremë përsëritjen e atij manipulimi të hidhur dhe me shumë pasoja të vitit 2013. Që do të thotë: nëse Edi Rama do të rrëzohet për një vrasje për të cilën nuk ka përgjegjësi direkte, ky do të ishte aksidenti final i të ashtuquajturës demokraci shqiptare. Sali Berisha u largua nga pushteti me votë, por për arsyet dhe mesazhet e gabuara dhe përmes një pazari që është më i pistë sesa e gjithë qeverisja e tij. Asokohe shumëkush mbylli sytë, madje e miratoi me zell këtë Pazar duke parë nga e ardhmja. Por cila e ardhme është ajo që vjen duke minuar fuishën e veprimit të çdo drejtësie dhe llogaridhënieje?

Është pikërisht e sotmja që jetojmë të gjithë. Një e sotme ku flitet për të nesërmen e ndryshimit, duke harruar se çfarë ndodhi këto 8 vjet. Po shpresohet që këtë operacion lufte ta kryejnë në emër të një vrasjeje me përgjegjësi personale në kuadër të një ballafaqimi ku nuk flitet për koncesionet, vjedhjen, korrupsionin, trafikun. Njësoj si në vitin 2013, kur z. Rama siguronte socialistët e tij dashur se duhet “t’ia linin atij përgjegjësinë e marrëveshjes me Metën”.

Lexo po ashtu:  Frika nuk janë paratë ruse, por gafat amerikane

Sot njerëzia lumturohet me dhunën në rrugë sepse kujton se ajo po frikëson Edi Ramën, po e dobëson atë. Ndoshta, por kjo dhunë nuk jap rrugë për drejtësinë, për largimin e tij në emër të mesazhit për kontroll, hetim dhe gjykim për korrupsionin. Lumturohet sepse urren, por nuk po do të kuptojë se po e ndihmon politikën të mbyllë ato çështje që nuk do donte kurrë të hapeshin. Pa folur për turpin e madh të gjoja protestës në emër të personit të vrarë dhe drejtësisë për të. Pa folur edhe më tej se dhuna, mbështetja e saj publike kanë fytyra me idenitet politik. Edi Rama duhet të ikë urgjentisht. Por ai duhet të ikë për arsyet e duhura në mënyrë që nesër rotacioni eventual ta ketë stresin e hetimit të tij, jo ta injorojë atë pikërisht sepse ne jemi vazhdimisht budallenj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *