PO PYETE NË GJAKOVË: KU BANON PIKËLLIMI?
1.
Po pyete në Gjakovë:
Ku banon pikëllimi?
Të thonë: Në Çabrat
Eshtë Antologjia e të vrarëve…
Po pyete në Gjakovë:
Ku banon pikëllimi?
Të thonë: Adresë janë
Zemrat e nënave,
Janë sytë e shndërruar në gurra lotësh
Të grave mbetur pa burra
Të fëmijëve mbetur pa baballarë.
Po pyete në Gjakovë
Për të tretën here:
Ku banon pikëllimi?
Do të habiten me ty
Si nuk e sheh në çdo gjë që preket
Si nuk e prek në çdo gjë që shihet
Si nuk e ndien kur merr frymë
Si një përbindësh i dale nga përralla?!
2.
Në majë të Çabratit
Mbi qytetin e përgjumur
Varrezat qëndruakan gatitu!
Ato ruajtkan kujtesën e tokës,ujit ajrit!
Ato trokitkan me forcë
Në portën e harresës
E zgjuakan të pëgjumurit
E ndëshkuakan autorët
E atij Kali Troje
E atij ushtari të dale boje!
Në majë të Çabratit
Në një antologji të çuditëshme

Varrezat qëndruakan gatitu!

Kadrush Radogoshi

Lexo po ashtu:  Enigma “Barbarosa” / Stalini po përgatitej të sulmonte Gjermaninë, Hitleri u tregua më i shkathët dhe sulmoi i pari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *