Elvis Hoxha

Po shprehem me shumë përulësi, si dhe me kërkesën e ngutshme që të flasin të gjithë ekspertët e fushës, nëse kemi të tillë, mbi konceptin e gjendjes së jashtëzakonshme. Duhet ta kuptoj edhe unë edhe të tjerët: a e njeh presidenti i Kosovës se ç’nënkupton gjendje e jashtëzakonshme?

A e di ai se përse nuk është vendosur gjendje e jashtëzakonshme në shtete të tjerë? As Italia nuk ka gjendje të jashtëzakonshme. Gjendja e jashtëzakonshme sot për sot është karantinimi i vatrave. Vetëm dje Franca vendosi gjendje të emergjencës shëndetësore, Maqedonia orë policore, në Shqipëri nuk ka gjendje të jashtëzakonshme. Vetëm pardje Gjermania që ka sot 22 mijë të prekur vendosi të mbyllë restoranet dhe vendet publikë jo të domosdoshëm. Në Kosovë është bërë kjo gjë 5 ditë më parë.
Natyrisht që rastet do të shtohen sepse koha e inkubimit të virusit të personave, që prej bllokimit të kufijve, po shkon drejt fundit. Ndaj janë marrë të gjitha masat e renditura nga të paktën tre komisione. E tërë kjo është bërë që gjatë kohës së inkubimit të mos ketë masë të lartë të transmetimit të virusit.

Lexo po ashtu:  A ja vlen me vdekë për Amerikën!?!


Përballë tërë ekspertizës, presidenti del me një togfjalësh të bujshëm: “gjendje e jashtëzakonshme”.


Pra, është mirë të kuptohet nga të gjithë se gjendja e jashtëzakonshme nuk është term i thjeshtë aspak kur flitet për epidemi. Mund ta përdorësh ushtrinë për të kufizuar një zonë, por, edhe kur ajo është tepër e pajisur dhe e sprovuar për rreziqe bërthamorë, baktereologjikë, epidemikë, edhe në këto raste ajo qëndron jashtë zonës së prekur. Stato di emergenza ose stato di urgenca ndryshon kryekëput nga stato di eccezione. Megjithatë, më të qartët në këtë pikë duhet të jenë organet e sigurisë, të cilët duhet të dinë mirë konceptet dhe t’i shpjegojnë presidentit dhe ne të tjerëve se nuk po flet aspak në mënyrë të pjekur. Këtu nuk bëhet fjalë për dëshira të zbehta të presidentit, por për siguri të shëndetit publik. Unë e kuptoj se këtu flitet për mocion e për gjendje të jashtëzakonshme kur jemi përballë një gjendjeje që mund të kthehet në krizë. Kjo vjen prej padijes dhe lehtësisëme të cilën merren gjërat nga po ata që nuk kishin menduar as për rezerva e as për ndarje buxhetore për krizat. Këta nga mospërgatitja për kriza të hedhin me lehtësinë më të madhe të gjendja e jashtëzakonshme.

Lexo po ashtu:  E shpëtuam Vjosën! Nga Kush vallë, nga Vetja?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *