Vajzat që shohim duke luajtur në park ose në shkollë sot, do të jenë gratë e së nesërmes. Por, para së gjithash, janë vajza të vogla dhe asgjë nuk justifikon vjedhjen e fëmijërisë së tyre, që ato të bëhen gra të përsosura në të ardhmen. Të gatshme për të qenë nëna, të gatshme për të drejtuar një shtëpi dhe një familje, të gatshme për të dhënë më të mirën në punë, të gatshme për të menaxhuar emocionet, të gatshme të mos pushtohen nga zhgënjimi dhe të gatshme të mos heqin dorë. Nëse ndiheni të trullosur pasi lexoni kaq shumë herë “të gatshme”, imagjinoni ato!

Jeta është fëmijëria e përjetshmërisë sonë.

Johann Volfgang von Goethe

Fëmijëria nuk është një trampolinë për gra perfekte

Fëmijëria nuk është trampolinë për gratë e përsosura. Natyrisht të gjithë prindërit duan më të mirën për fëmijët e tyre. Kjo është arsyeja pse ata punojnë çdo ditë, kërkojnë shkollën më të mirë dhe bëjnë një përpjekje të madhe për të shumëfishuar orët e ditës.

Lexo po ashtu:  Nëse gjyshërit dalin para prindërve, i tregojnë fëmijës vetëm një gjë: Që prindërit nuk e duan...

A është e vërtetë që ne i kërkojmë shumë fëmijëve tanë sot? Ndoshta po, por e vërteta është se ne i dëgjojmë shumë pak. Ata kanë kaq shumë rrjete sociale në dispozicion për t’u shprehur, por pak hapësirë ​​për ta bërë këtë në familje.

Ne nuk themi të lëmë liri të plotë për vajzat, por të marrim parasysh atë që dëshirojmë tani dhe në të ardhmen nëse vendosim t’i japim vetes të drejtën për të vendosur për to: nëse marrim këtë të drejtë dhe detyrim, nuk mund ta shmangim përgjegjësinë që buron. Nuk është çështje e pëlqimit të gjithçkaje, por të ndihmuar it të vajzave tona, që të zbulojnë vetë se ku duan të shkojnë. Kjo nuk ka të bëjë me prindër më pak ose më shumë të ngurtë.

Nëse duam t’i mësojmë diçka, ne duhet t’u mësojmë se përsosmëria nuk ekziston, se gjatë jetës së tyre ato do të duhet të përballen me frikën e tyre, se nuk është kurajoze kush nuk ka frikë, por kush e hedh mënjanë dhe e kapërcen atë. Duke vepruar kështu, ato do të kuptojnë se sa të vogla janë këto frika.

Lexo po ashtu:  Sindromi i Ana Kareninës, i dashurisë që e dëmton veten

Kush ndan fëmijërinë tonë, duket sikur nuk rritet kurrë

Graham Greene

Gratë perfekte nuk ekzistojnë, ato kurajoze po

T’u mësojmë vajzave tona se perfeksioni nuk ekziston, por që frika shumëfishohet teksa ecim përpara në jetë: kutia e fillimit ka shumë më pak për të humbur, sesa kutitë e ndërmjetme. T’u themi vajzave tona se ka fitore, të cilat kanë një çmim që nuk ia vlen të paguhet, sepse nuk vlen të jesh personi më popullor, duke e arritur këtë përmes ngacmimeve, fyerjeve apo shkeljeve.

T’u tregojmë bijave tona që, përpara se të adoptojnë ndonjë mendim si të tyrin, është më mirë të analizojnë. Le t’i mësojmë ato edhe nëse kjo do të thotë që do ta vënë këtë këshillë në praktikë me mendimet tona, dhe se do të duhet të kalojnë disa kohë duke ua shpjeguar. Mos lejoni që ato të besojnë se të qenit e brishtë do të thotë të jesh e dobët, sepse mbajtja e një korace përballë njerëzve që duam nuk bën asgjë, përveçse na distancon prej tyre.

Lexo po ashtu:  Babi, Mami, përdorimi i celularit para fëmijëve tuaj po lëndon ndjenjat e tyre dhe po ju largon nga njëri-tjetri

T’u mësojmë vajzave tona se kanë një fuqi të madhe, fuqinë e prishjes së marrëdhënieve me partnerin, që në momentin kur shfaqen keqtrajtimet e para, fuqinë e hedhjes përtokë të një porte, nëse ndjejnë se dikush është në rrezik, fuqinë për të thënë jo, kur marrin një ftesë të dyshimtë. T’u mësojmë se liria nuk do të thotë anarki.

T’u mësojmë bijave tona se, duke bashkuar fuqinë dhe guximin e tyre, do të bëhen persona të denja dhe në ndërkohë, t’I ndihmojmë që të jenë kurajoze. Sepse ajo “në ndërkohë” ka shumë rëndësi. Nëse ndalemi dhe e mendojmë mirë, gjithçka ndodh “ndërkohë” që jetojmë, ndërkohë që vdesim… dhe në këtë “në ndërkohë” të mbushur me perspektiva, ndodh diçka. Lumturia ka një simpati të çuditshme për njerëzit kurajozë. Sidomos për vajzat kurajoze. / MeM – MekuliPress /