Po të vijë pushtuesi

Po të vijë pushtuesi te ju, në qytet,
Ta bëni t’i duket që s’e ka pushtuar vërtet.
Askush ndër ju atij të mos i japë çelës,
Se ai s’vjen si mik, se ai vjen si shkelës.

Mos i nxirrni për të ngrënë dhe sofër mos i shtroni,
Karrige e shtrat për të të shkoni t’i coptoni.
Atë ç’ka s’digjni dot, ta fshihni ku mos duket.
Përmbysni çdo qumësht, groposni çdo krodhë buke.

Ta bëni të klithë: Ndihmë! Ta quani: Barbar!
Ta  bëni të hajë dhe, të rrojë përmbi zjarr.
Edhe sikur të lutet, as gjellë – as mëshirë.
Që s’ka qytet për të, ta marrë vesh fort mirë.
Ku sheh – të shohë hiç; ku hyn – të gjejë asgjë.
Ta dijë që në qytet bujtinë s’ka për të.

Poezi nga Bertolt Brecht

Lexo po ashtu:  Tjetër skandal përfshin Zoom

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *