Parku natyror i luginës së Shalës është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare.

Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër bën të ditur për ATSH-në se ”gjatë periudhës janar-shtator kjo luginë, e cila përshkohet nga lumi i Shalës ishte destinacioni i preferuar për 32 900 turistë, nga të cilët 21 040 vendas dhe 11 860 të huaj”.“Lugina e Shalës, një zonë e virgjër lumore, e cila vitet e fundit është futur në guidat e agjencive turistike dhe po tërheq një vëmendje të jashtëzakonshme, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron”, tha ADZM Shkodër.

Gjatë vizitës në këtë luginë, aventurierët mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës, që përshkon luginën.

Lugina e Shalës para se të bëhej kaq e njohur, banorët e zonës e njohin me emrin “Guri i Lekës” që lidhet me historinë e Lekë Dukagjinit, simbol i krahinës së Dukagjinit. Ajo që e bën të veçantë është fakti se në zonë nuk ka linjë telefonike e as linjë të energjisë elektrike.

Lexo po ashtu:  “The Economist”: Një mbështetje e çuditshme e Izraelit nga Serbia dhe Kosova - “Kjo ka të bëjë më shumë me politikën amerikane, sesa me Ballkanin apo Lindjen e Mesme”

Kjo bën që turistët të shijojnë në maksimum natyrën e bukur dhe ujin kristal, ndërsa fiksojnë në telefonat e tyre ose aparatet fotografikë momentet më të bukura dhe peizazhet fantastike./ATA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *