Po vdes në dhe të huaj – Elegji

Po të vdes në dhe të huaj
-Shortë mërgimtari –
Të ma bëni varrin tim
Ku do bje së pari.

Pa një grusht nga toka jonë,
-Balt’ nga balt’ e vetë –
Të ma sillni e ta vini
Drejt në zemr’ e shkretë

Se kjo balt’ e Vendit tonë
Mallet do m’i shuaj,
S’do më duket fort i rëndë
Moj, ky dheu i huaj.

E të vini të m’i thoni
Asaj Nënës sime:
Zi mos qajë, zi mos mbajë
Po asnjë thërrime.

Se m’ i lumtur jam i fjetur
Se sa i mërguar
Mot pas moti arratije, –
Zemër copëtuar…

Pa fytyr’ e saj tretur
-Që e kam ikone, –
Lart mbi varr do më qëndrojë
Sot e gjithëmonë…

Vjeshtë, 1941

Lexo po ashtu:  “Ata që janë të lumtur, nuk do të thotë se nuk kanë dhimbje, ata thjesht kanë mësuar se si ta kontrollojnë atë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *