Tensionet në Mesdheun Lindor kanë sjellë përfitime të mëdha për Francën e Emmanuel Macron. Revista “Forbes” raporton se situata e krijuar me Turqinë në Egje ka krijuar kushtet që Parisi të shndërrojë politikën e vet antiturke në rajon, në një biznes fitimprurës.

Konkretisht, Franca i ka shitur Greqisë 18 avionë Rafale, mes të cilëve 6 të gjeneratës së re dhe 12 të dorës së dytë, që kanë qenë në shërbim në forcat franceze. Po kështu Greqia ka firmosur një kontratë 260 milionë euro me Francën për përmirësimin e flotës së vet të Mirage 2000-5.

Me Qipron, Franca ka nënshkruar kontratë 262 milionë dollarë për shitjen e sistemeve ajrorë Mistras dhe sistemeve bregdetarë Exocet.

Më Egjiptin Parisi ka firmosur marrëveshje disa milardë dollarësh për shitje armësh. Avionë gjuajtës Rafale, koreveta Gowind, një fregatë shumërolëshe FREEM dhe dy anije sulmi amfibe Mistral.

Në këtë mënyrë Macron që shpall veten misionar dhe vizionar në BE, po armatos partnerët e vet në Mesdhe ku po luan politikë militariste. Këtu nuk duhet lënë mënjanë angazhimi i kompanisë franceze Total në kërkimin dhe shfrytëzimin e burimeve të gazit, çka po e vendos Parisin në kushtet e një politike që shkëputet nga BE-ja. Macron po kërkon një rol primar edhe në Liban ku ka qenë dy herë pas shpërthimit të 4 gushtit dhe ku ka bërë thirrje për rishikim të strukturës fetare të pushtetit.

Lexo po ashtu:  Shqiptari prezantoi librin e tij me rrëfime në Universitetin e Harvardit

Nga ana tjetër, presidenti francez i ka dhënë zërin e vet qëndrimit europian në lidhje me krizën bjelloruse, duke mos preferuar të flasë për ilegjitimitet të Lukashenkos, por për nevojën që ai të largohet nga detyra. Komenti i presidentit francez është tipik në kontekstin e asaj që mund të quhet demokracia cinike e kohëve tona:

“Ajo që po ndodh në Bjellorusi është një krizë pushteti, një pushtet autoritar që nuk mund ta pranojë logjikën e demokracisë dhe që po mbahet me forcë. Është e qartë se Lukashenko duhet të largohet”, është shprehur Macron në Journal du Dimanche pak para vizitës së tij në Lituani dhe Letoni.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë komenti i Macron për zgjedhjet në SHBA ku nuk po merret vesh se çfarë po ndodh, sikundër duhet thënë se është disi e pacipë të flasësh për demokraci në kushtet e asaj që vende si Franca i bënë Libisë, një vendi sovran, të cilin sot e kanë leqendisur me demokratllëqe bajate duke krijuar një qeveri që mandej nuk e njohin.

Lexo po ashtu:  Fact check: Këshillat shëndetësore që janë të pavërteta ose më keq

Ne në Ballkan megjithatë na duhet të pranojmë se Macron u soll sinqerisht: deklaroi se nuk na do nëpër këmbë në Europë. Dhe kjo nuk është pak në kohën që jetojmë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *