Kur në Shqipërinë e vitit 1920 gëlonte letërsia e rilindjes, ndërthurur me satirën e hollë të Fishtës, lindi në familjen Zorba, i pari poet mirëfilli hermetik i letërsisë shqipe. Por, vepra e tij do t’i prezantohej publikut vetëm post–mortum, plot 74 vjet më pas.

Zef Zorba lindi më 31 mars 1920 në Kotorr (sot ky qytet gjindet në Malit të Zi) në një familje shqiptare. Mbas mbarimit të gjimnazit në Shkodër më 1941 ai regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, dega e Studimeve Politike në Universitetin e Padovas në Itali. I ndërpret studimet më 1943 gjatë Luftës së Dytë Botërore e kthehet në Shkodër. Në vitet 1945-1946 ai punon si regjisor në Shtëpinë e Kulturës, ku vë në skenë mjaft vepra dramatike me tingëllim të qartë disident, si “Juda Makabe” e Fishtës, “Armiku i Popullit” i Ibsenit, etj. Ndoshta për këtë arsye arrestohet më 1946 dhe burgoset nën akuzën e agjitacionit dhe propaganës. Vuan dënimin deri në vitin 1951. Pas burgut, ndoshta e kuptoi se rruga e vetme për të jetuar me artin ishte mbyllja në vetvete dhe hermetizmi.

Lexo po ashtu:  Kongresi i Manastirit/ Burrat që unifikuan alfabetin e Gjuhës Shqipe, 114 vjet më parë

Tash qiellzash enden
Me qindra hënë
Të reja

Njeriu s’krijoka tjetër veç kobe:
Çelik e gizë e refraktarë;
Zogjtë artificialë,
Lindur ndër ofiçina-inkubatrice
Si hëna tokën përgjojnë
E përpunojnë
Epshe tinëzare
Trofesh e përdhunimesh…

Zorba vinte nga një familje me zë dhe familje filantropësh. Tokat e veta në bregun e lumit të Kirit, kjo familje shkodrane ia fali Kishës dhe kjo e fundit ngriti aty vorret katolike, që sot janë pjesa historike monumentale fort në zë e këtij qyteti. Edhe sot në qendër të këtyre varrezave, varrezave të Rrmajit, lartësohet çinari i madh shumëshekullor me emrin Çinari i Zorbës.

Poeti Zef Zorba rrjedh nga një prej familjeve aristokrate të Shkodrës, të asaj Shkodre që i thonin edhe Venecia e dytë, qoftë për shkak të rrethimit me ujëra, por edhe se ka qenë një qendër me kulturë e tradita të hershme.

Vepra e tij do të thurej në një heshtje thuajse në të njëjtën kohë me veprën e Camajt, të dy jashtë realitetit komunist: Camaj duke jetuar në Gjermani, ndërsa Zorba duke jetuar në Pranverën që i thoshte me shpejtue në poezinë

Lexo po ashtu:  Elon Musk vendos kushtin: Ma shisni komplet Twitterin, ose shes të gjithë aksionet e mia

“Shpejto prandverë”:
Shpejto prandverë!
Kjo shpresë a’i thar që shpirtin brenë ma keq,
Se urithi dhenë!

Me këtë shpresë, jetonte Zef Zorba, “një poet i lindun në kohna të mbrapshta”, si do të shprehet për të, në ndoshta artikullin më të plotë kushtuar këtij personaliteti letrar, studiuesi e përkthyesi Ardian Ndreca (Revista “Hylli i Dritës”, Viti 2010, nr. I).

Zorba i mbylli sytë në vitin 1993, një vit para se lexuesve t’u hapeshin sytë me poezinë e tij.
Për herë të parë, vepra e Zorbës u bë e njohur në vitin 1994, përgatitur nga Stefan Çapaliku. Ajo jo veç ishte shkruar gjysëm shekulli para botimit, por dukej sikur ishte harruar bashkë me autorin.

Menjëherë u vlerësua nga lexues e studiues aq sa, dy vjet më pas, mori çmimin “Martin Camaj” me motivacionin: Zorba i takon një qarku të vogël shkrimtarësh në Shqipni që, artistikisht dhe moralisht e rimerreshin fillin e këputun të vazhdimësisë së letërsisë shqipe dhe e rimëkambëshin lidhjen me rangun e saj të naltë që kishte fitue me autorë si Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi.

Lexo po ashtu:  Menduan se njëri nga ta kishte vdekur gjatë Holokaustit, takohen pas 75 vitesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *