Poetja shqiptare, Irma Kurti është vlerësuar me çmim të parë në Konkursin Ndërkombëtar “Universum Academy” në Zvicër në seksionin e poezisë së botuar.

Ajo konkuroi me librin me poezi në gjuhën italiane: “In una stanza con i ricordi” (Në një dhomë me kujtimet), i botuar në vitin 2019 nga Pedrazzi Editore.

Lajmin e bëri të ditur vetë poetja, përmes një postimi në llogarinë e saj personale në rrjetin social Facebook, ku u shpreh mjaft e gëzuar për marrjen e këtij çmimi.

“Jam e gëzuar për marrjen e këtij çmimi jo vetëm pse është një vlerësim për krijimtarinë time” thotë ajo, “po edhe pse isha e pranishme në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve, që ndonëse me vonesë, për arsye të pandemisë, u organizua në Montesilvano, Pescara, pak ditë më parë. Këtë çmim ia dedikoj prindërve të mi, Hasan e Sherife Kurti për mbështetjen e madhe që më kanë dhënë në çdo hap të rrugëtimit të gjatë letrar, por gjithashtu të gjithë dashamirësve, që më ndjekin e më inkurajojnë në këtë udhëtim të bukur e të vështirë”, shprehet Kurti në postimin e saj në Facebook.

Lexo po ashtu:  Gjej një burrë jo të pashëm dhe do të jesh e lumtur gjithë jetën!

Irma Kurti ka botuar 20 libra në gjuhën shqipe 12 libra në italisht, ndër të cilat poezi, tregime e romane. Librat e saj janë përkthyer dhe në gjuhën angleze, spanjolle, rumune etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *