Nga Beqir SINA

Një muaj pas sulmeve terroriste në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, nëpërmjet një fushate për mbledhjen e ndihmave financiare shqiptarët që shërbejnë në uniformat policisë amerikane të inkuadruar në Shoqatën Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit në SHBA, nëpërmjet GoFundMe, kanë arritur të mbledhin 60 mijë dollarë, për familjen e dëshmorit të rënë në Banjskë – Zveçan, Kosovë.

Sot, në mjediset e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York, në praninë e Konsullit të Përgjithshëm – Ambasador Blerim Reka dhe stafit të tij, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të çekut 60 mijë dollarë.

Ky çek familjes së heroit Afrim Bunjaku, nga disa pjesëtarë të uniformave blu në New Jersey & New York, si dhe themeluesi i Shoqatës Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit në SHBA, Elton Shametaj iu dorzua Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Gazmend Hoxha.

Lexo po ashtu:  Fiat 500 bëhet elektrike – Ja çfarë duhet të dimë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *