“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së hënës një punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë në pikën e kalimit kufitar në Kakavi, Gjirokastër, i cili u ka kërkuar disa qytetareve marrëdhënie intime në këmbim të kalimit të tyre ilegal në Greqi.

Nëpërmjet kamerave të fshehta, emisioni investigativ faktoi se punonjësi ka lidhje të forta me grupet kriminale që trafikojnë njerëz për në Greqi. Duke shfrytëzuar këto lidhje, punonjësi u kërkon favore këtyre shtetasve.
Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua një emigrant në Greqi, i cili tha se në datën 4 mars 2020, ai sëbashku me bashkëshorten shtatzënë dhe vajzën ka kaluar në Greqi.

“Unë isha pa letra dhe do kaloja nga mali. Takova një punonjës policie në afërsi të Doganës së Kakavijës, i cili më ka kërkuar një ‘kafe’” thotë denoncuesi, ndërsa tha se punonjësi qëndronte te rruga e kalimit ilegal për në Greqi. “Ky donte 50 (euro), unë i kam dhënë 30 euro, që të më linte mua të kaloja, të bënte një sy qorr. Ata ikën nga vendi ku qëndronin dhe na lanë rrugë të lirë” thotë ai.

Më tej tregon se bashkëshortja dhe vajza e tij kaluan në mënyrë legale. “Kalova kufirin pa probleme dhe vete në tokën greke. Pas gjysmë ore erdhi nusja me një taksi. Kisha disa çanta, gocën e vogël pasi nusja është edhe shtatzënë. U ulëm po prisnim autobusin për në Janinë dhe më tha do të them diçka. Më thuaj i thashë, çfarë ka ndodhur. Kur ike ti, më tha, erdhi ai polici, kur i dhashë lekët. Dhe më vonë kishte filluar je shumë e bukur. Ky pasi ika unë, e kishte ngacmuar. E kishte çuar deri te trau, se ishte dhe shtatzënë. I kishte thënë që je shumë e bukur, për çdo gjë mund të ndihmoj unë, çfarë problemi ke. Dua të lidhem me ty, budalliqe të tjera. Nusja ishte trembur, me fëminë e vogël vetëm, unë isha nga mali. I kishte kërkuar numrin e telefonit, nusja i kishte thënë nuk kam numër dhe më vonë i kishte dhënë numrin e tij. Dhe i kishte thënë që kam ardhur kastile deri sa të ndahesh. Më pëlqeve, të shkëlqenin sytë” vijon emigranti.

Ai thotë se edhe pasi kaluan kufirin, punonjësi i policisë vazhdon ti shkruajë. “I shkruan vazhdimisht që ‘më del në ëndërr, çdo mëngjes çohem me fytyrën tënde. Te vendi ku të pash atje, kur shoh atë vendin atje, tavolinën, që më kujtohesh ti. Kam rënë në dashuri me ty. Njëherë shkruan në darkë. Çdo ditë. Të dua, budalliqe, zemra” thotë ai, ndërsa mori guximin dhe e denoncoj pasi “mund ti ndodhë dikujt tjetër”. Në fund, emigranti thotë se “punonjësi i policisë quhet Pëllumb Cani, e takova kur ishte me uniformë policie”.

Lexo po ashtu:  Italia do rihapë kufijtë më 3 Qershor! Do lejojë udhëtimet në vend, për të nxitur turizmin e Verës

Pas denoncimit, një bashkëpunëtore e emisionit Fiks Fare e takon punonjësin e policisë, duke i kërkuar që ta ndihmojë të kalojë kufirin në mënyrë ilegale, pasi aktualisht nuk ka pashaportë. Ai i thotë që ti lërë disa ditë dhe do ti gjejë ai një person që do ta kalojë. Më tej i thotë se të gjitha gjërat do ti marrë ai përsipër. “Do të flasim bashkë, por jo shumë në telefon. Do të të them vetëm ‘jam dakord me atë…’, nuk e di si mund ta them unë muhabetin” vijon punonjësi i policisë. Bashkëpunëtorja i thotë se pagesa është aq sa pagoi “kushërira” e saj, ndërsa ai i përgjigjet se “unë nuk e di sa i mori ai”, duke pranuar në këtë mënyrë se e ka ndihmuar! Punonjësi i thotë se ato gjëra do ti bëj “me 0 kosto”.
Punonjësi i thotë se mund të jenë edhe 3 persona të tjerë që do të kalojnë në këtë mënyrë. “Në këtë mënyrë do të ikësh. Unë jam punonjës policie, nuk shoqëroj unë. Janë persona të tjerë. Unë bej sikur s’ju shoh. Do ikni natën. Do të them unë se kur” i thotë ai. Më tej, bashkëpunëtorja i bën me dije se do të lëvizë, ndërsa punonjësi i policisë i kërkon që të rrijë në Gjirokastër.

Lexo po ashtu:  KURTI, Shkoi qeveria e borxhlinjve, po vjen qeveria e zhvillimit

“Rri sot këtej. Ato muhabetet me ata (trafikantët) do ti bëj unë. Që je njeriu im dhe nuk do paguash gjë. Në qoftë se do ta bëjmë gjënë do e bëjmë tamam. Kalojnë gjithmonë. Nuk të tregoj gjë. Ti rëndësi ka që të mbarosh hallet. Edhe unë këtë dua, që ti të mbarosh hallet. As unë të mos turpërohem. Përgatitu, nga familja, me të gjitha, dhe gjatë kësaj kohe do tu them që do çoni një njeriun tim dhe do të çojmë. Ti ke shumë probleme, se nuk ikën dot nga Athina në Kretë pa pashaportë” i thotë ai, ndërsa i shpjegon se kërkesën për këtë takim e ka marrë nga “kushërira” në Greqi, e cila i ka kërkuar që ta ndihmojë, pasi është ndarë… Punonjësi i thotë se do ta ndihmojë me të gjitha mënyrat që ka. Punonjësi e pyet bashkëpunëtoren e Fiks Fare për moshën, ndërsa i bën edhe një kompliment “dukesh shumë më e re”.

“Mua më intereson siguria jote si femër kur të kalosh. Unë do të ndihmoj me një person që bën këto gjëra, që unë e di se ai bën këto gjëra. Unë e kap dhe i them hajde këtu, do më bësh një nder. Ai është i detyruar që të ma bëjë se te mua do përplaset. Mua s’më intereson sa u merr ai, ku i çon” i thotë ai, ndërsa pas kësaj bisede i bën edhe një ftesë. “Tani, meqë erdhe unë mendoj të rrish. Të hamë një drekë bashkë. Është kënaqësia ime që të rrish. Zëmë një hotel dhe rri. Tani erdhe deri këtu mirë është që të rrish. Rri, hamë një drekë, vemi diku dhe ik pastaj. Marr unë ata të agjencisë, i pyes kur kanë autobusë. Hamë një drekë, rrimë dhe pak, edhe ik. Të sakrifikosh pak. Tani, do rrish te ajo kioska atje. Do marr makinën unë dhe do lëvizim bashkë. Të njihemi, më mirë se s’kemi kohë se unë mund të them hajde nesër se do ikësh. Po unë do jem në punë dhe s’do kem mundësi. Unë të thashë një fjalë që ti do të ikësh në Athinë. Po, vemi hamë një drekë dhe rrimë vetëm, më të qetë” i thotë ai, ndërsa bashkëpunëtorja i bën me dije se duhet të lëvizë urgjentisht. “S’paske as vullnet dhe as dëshirë. Do e lëmë që të vish një herë tjetër, ti heq unë shpenzimet” i thotë në fund të bisedës, pasi ka këmbënguli për më shumë se 90 minuta që ata të shkonin në një vend tjetër.

Lexo po ashtu:  Miku i Edi Ramës, Vuçiq: Kurti refuzoi marrëveshjen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *