Policia e Floridës në SHBA ka filluar hetimet e brendshme, pasi që në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet se si një zyrtar policor nga Sarasota, ia vendosë gjurin mbi qafë një personi me ngjyrë derisa po tentonte ta arrestonte.

Në videon 90-sekondëshe të filmuar me telefon mobil, mund të shihet se si tre policë tentojnë të arrestojnë një burrë, transmeton Telegrafi.

Aty njëri prej policëve shihet duke ia mbajtur gjurin në kokë dhe qafë këtij burri, që qëndronte i shtrirë me fytyrë për asfalti.

Burri, që u arrestua për dhunë në familje, dëgjohet duke bërtitur: “Pse jam arrestuar?” E një polic vazhdimisht ia mban gjurin mbi kokë.

“Derisa kam bërtitur dhe pyetur pse jam rrëzuar dhe po arrestohem”, ai filloi të ma vë gjurin mbi qafë”, ka deklaruar Patrick Karroll gjatë një interviste dhënë për CNN.

Videoja vetëm sa ka ngjallur edhe më shumë zemërim tek qytetarët, në kohën kur në mbarë SHBA-të po vazhdojnë protestat  duke kërkuar drejtësi dhe reforma pas vdekjes së George Floyd.

Lexo po ashtu:  Fotot që tronditën shqiptarët, Prokuroria Speciale në Kosovë nis hetimet ndaj ushtarëve serbë

Në raportin e policisë lidhur me incidentin që e ka siguruar CNN, njëri nga policët e përfshirë thotë se “pasi i kanë vendosur prangat Carollit”, “i dyshuari ka tentuar të arratiset dhe se ka refuzuar të futet në pjesën e pasme të veturës së policisë. Me përdorimin e forcës së vogël ai është rrëzuar dhe është mbajtur në tokë derisa është qetësuar”.

Departamenti i policisë në Sarasota ka konfirmuar se për ekzistimin e kësaj video e kishte kuptuar pas publikimit në rrjetet sociale, ku shfaqet momenti i arrestimit.

E pas analizimit të pamjeve, Bernandet DiPino, shefe e policisë, menjëherë ka urdhëruar fillimin e hetimeve të brendshme, kanë njoftuar nga ky departament i policisë.

Polici që nuk është identifikuar dhe që ia mbanë gjurin në qafë burrit me ngjyrë po hetohet, kurse nuk dihet nëse dy zyrtarët tjerë që ishin në vendin e ngjarjes dhe që shihen në video do të ballafaqohen me ndonjë masë nga komisioni disiplinor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *