Sheshi kryesor i Prishtinës nesër pritet të pranojë rreth 5000 persona në shenjë proteste ndaj një vendimi eventual të Gjykatës Kushtetuese që do t’i jepte të drejtë mandatarit nga LDK-ja të formojë qeverinë e re.

Prova për protesta e paralajmëruar nesër nga Lëvizja Vetëvendosje nga ora 17:00 deri në 19:00, do të monitorohet nga Policia e Kosovës.

Pas deklarimeve nga LVV-ja se është marrë leje për provën e protestës, këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për “Zërin”.

“Policia e Kosovës e njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime publike në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Legjislacioni në fuqi përcakton se çdo tubim publik duhet të lajmërohet nga organizatori apo përfaqësuesi i tij nën kushtet dhe afatin e paraparë ligjor, siç është lajmëruar edhe kjo performancë/tubim”, thuhet nga Policia, transmeton Zeri.info.

Tutje policia paralajmëron se do të respektohen të gjitha vendimet në fuqi lidhur me masat për mbrojtje ndaj pandemisë COVID-19.

Lexo po ashtu:  Sot Grupi Punues në kuadër të Këshillit Evropian do të nisë procedurat për liberalizimin e vizave. Futja e Kosovë në agjendë nga Presidenca Çeke, po shihet si hap shumë i rëndësishëm dhe pozitiv. Tema e liberalizmit të vizave për Kosovën është vendosur në tavolinën e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian. Lajmi është konfirmuar edhe nga Zyra e Qeverisë së Çekisë. “Temë, e liberalizmit të vizave për Kosovën, do të diskutohet sot, më 13 tetor”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Çekisë. Përfshirja në agjendë po nënkuptohet edhe si vendim pozitiv për vendin tonë. Shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomáš Szunyog, në një intervistë për Radio Kosovën, duke mos dhënë data se kur mund të ndodhë liberalizimi, ka thënë se është mesazh i fortë që liberalizimi është futur në agjendë të Këshillit të Ministrave. “Është e rëndësishme që Presidenca Çeke e ka vënë në agjendë të Këshillit të Ministrave dhe ky është një mesazh i fortë që mund të arrihet një pajtim për ta bërë liberalizimin e vizave. Por më duhet ta theksoj që ku takimi i 13 tetorit është vetëm takim i grupit punues, pra, është takim në nivel ekspertësh, të cilët diskutojnë të dhënat që i janë ofruar nga Komisioni Evropian”, ka deklaruar për Radio Kosovën, Szunyog. Edhe njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare e vlerësojnë të rëndësishme diskutimin për vizat. Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, ka thënë se edhe pse Kosova është në agjendë, vendimi për liberalizimin është politik. “Më rëndësi është që të futet në agjendë që të lëvizin procedurat teknike, mandej vendimi politik është në dorë të Këshillit të Ministrave, respektivisht Francës dhe Gjermanisë”, është shprehur Arifi. Profesori i shkencave politike në Paris, Nezir Kraku, tha për Radio Kosovën se pret që çështja e liberalizimit të vizave të mbyllet shpejt. “Është mirë që në Presidencën Çeke është rikthyer kjo temë. Unë pres që tema e vizave do të mbyllet relativisht shpejt, nëse jo në fund të këtij viti, para pranverës të mbyllet, sepse është vetëm temë teknike, pasi Kosova ka kohë që i ka plotësuar kriteret dhe Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave qe disa vite”, ka thënë Kraku. Zyrtarë të BE-së besojnë se tani ekziston moment pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke shtuar se ky proces duhet të finalizohet brenda disa muajve. Nëse arrihet pajtueshmëri, liberalizimi i vizave do të vlejë për bartësit e pasaportave biometrike të Kosovës. Përveç vendeve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mundë të lëviznin edhe në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn.

“Si institucion i zbatimit të ligjit, Policia e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe vendimeve të institucioneve kompetente për menaxhimin e situatës në këtë kohë të pandemisë COVID-19, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, shëndetin publik, si dhe për të respektuar vendimet, masat dhe kufizimet e parapara ndaj pandemisë”, theksojnë ata.

Afati i fundit kohor kur pritet të marrë vendim Gjykata Kushtetuese në lidhje me mandatarin për formimin e qeverisë së re, është 29 maj, ditë e premte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *