Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth arrestimit që i është bërë gjatë ditës së djeshme një aktivisti të Lëvizjes Vetëvendosje.

Policia njofton se aktivisti është ndaluar pasi që ai ka bërë prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Referuar rastit të ndodhur me 03.06.2020 afër Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku është ndaluar një person për ‘prishje të rendit dhe qetësisë publike’, Policia e Kosovës lidhur me këtë rast i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve ligjore që ka”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se person është shoqëruar në stacionin policor i është ofruar trajtimi mjekësor si dhe sipas detyrës zyrtare i është caktuar avokati mbrojtës.

“ Njëkohësisht lidhur me veprimet e zyrtarëve policorë, sipas dispozitave të parapara ligjore është informuar Inspektorati Policor, për trajtim dhe kompetencë të mëtejme të rastit.
Policia e Kosovës bashkëpunon ngushtë me institucionet e drejtësisë dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe mbetet e përkushtuar në respektimin e të drejtave të njeriut në zbatim të detyrave dhe autorizimeve ligjore”, bëhet e ditur në njoftim.

Lexo po ashtu:  Gjermania: "Nuk na duhet ndryshimi i kufijve. Nuk na duhet shpërbërja e Gjykatës Speciale dhe e zyrës së prokurorit special, të cilat mund të jenë pjesë e një pazari të ndyrë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *