Policia në Zelandën e Re ka përfshirë hixhabin në uniformën zyrtare të policisë për të inkurajuar gratë myslimane t’iu bashkohen uniformave të kaltra.

Policia e re, Zeena Ali do të bëhet e para që do të veshë hixhabin si pjesë e një uniforme zyrtare policie.

Një zëdhënës i policisë së Zelandës së Re tha se qëllimi ishte që të ofronte një “shërbim gjithëpërfshirës” që pasqyronte komunitetet e ndryshme në këtë vend, raporton nzherald.

Policia në Londër po ofron gjithashtu mundësinë e veshjes së hixhabit si një shtesë në një uniformë policie, dhe kjo ka qenë e mundur në Skoci dhe Australi për vite me radhë.

Zelanda e Re ka diskutuar hixhabin për oficerët e policisë që nga viti 2018 pas vizitës në shkolla dhe tani një vendim zyrtar është marrë.

Lexo po ashtu:  SHBA kërkon nga Turqia organizimin e bisedimeve afgane të paqes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *