Policia serbe ka arrestuar dy qytetarë të Podujevës të cilët për shkak të mjegullës dyshohet se mund të kenë dalur në territorin e Serbisë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka thënë se arrestimi i tyre është bërë gjatë ditës së djeshme dhe se Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme.

“Pas pranimit të informacionit se dje pasdite dy persona afër fshatit Mirovc-Merdar mund të jenë qorientuar si pasojë e mjegullës dhe mund të kenë dalur në territorin serbë, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime te menjëhershme dhe është interesuar duke kontaktuar edhe palën tjetër në kufi, ku nga zyrtarët kompetent të pikëkalimit kufitar me shtetin fqinjë ka marr konfirmimin nga ta se dy personat shqiptarë të Kosovës janë ndaluar nga autoritetet policore serbe”, ka thënë ai.

Hoxha është shprehur se janë duke e trajtuar këtë rast, dhe se nuk mund të japin informacione shtesë për shkak të procedurave të mëtejme.

Lexo po ashtu:  𝐅𝐣𝐚𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐨𝐫𝐢𝐠𝐣𝐢𝐧𝐚𝐥 𝐢 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐢𝐥 𝐐𝐞𝐦𝐚𝐥𝐢𝐭 𝐦𝐞̈ 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫 𝟏𝟗𝟏𝟐

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *