Figurat kyçe të administratës së Donald Trumpit kanë zhvilluar takime sekrete me disa prej kundërshtarëve kryesorë të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyj, raporton Politico.

Sipas gazetës politike, katër anëtarë të ngushtë të rrethit të Trumpit kanë mbajtur bisedime me Julija Tymoshenkon, lideren e opozitës në Ukrainë, si dhe me anëtarë të lartë të partisë së ish-presidentit Petro Poroshenko.

Bisedimet kanë pasur në fokus mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme presidenciale në Ukrainë. Mandati i Zelenskyjt ka përfunduar teknikisht, por për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme që ka shkaktuar lufta, kushtetuta nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Kremlini ka vënë në dyshim legjitimitetin e Zelenskyjt duke u bazuar në përfundimin e mandatit të tij – një narrativë që tashmë është adoptuar edhe nga presidenti amerikan Donald Trump.

Javën e kaluar, Trump shkaktoi reagime të mëdha kur e quajti presidentin e Ukrainës një “diktator” që nuk mban zgjedhje.

Sipas ekspertëve, mbajtja e zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë në këto rrethana do të ishte kaotike dhe potencialisht në favor të Rusisë. Analistët vlerësojnë se Vladimir Putini shpreson të sigurojë një “president marionetë” në Kiev, i cili do t’i shërbente interesave të Moskës, shkruan MekuliPress.com

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti priti në takim aktivisten e të drejtave të njeriut, Natasha Kandiq

Sa e rëndësishme është uniteti politik në kohë lufte – Një mësim për Kosovën dhe Shqipërinë

Këto zhvillime në Ukrainë tregojnë sa i rëndësishëm është uniteti politik në momente kur një vend ndodhet në një situatë kritike, siç është lufta. Përçarjet e brendshme dhe përpjekjet për përmbysjen e pushtetit në një kohë të tillë nuk i shërbejnë as stabilitetit të vendit dhe as mbrojtjes nga Serbia. Përkundrazi, krijojnë hapësirë për ndërhyrje të jashtme dhe e dobësojnë frontin e mbrojtjes.

Ky është një mësim i rëndësishëm edhe për Kosovën dhe Shqipërinë. Historia ka treguar se çdo përçarje e brendshme e ka dobësuar pozicionin tonë politik dhe kombëtar në momentet kyçe. Një shembull i qartë ishte periudha para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ku uniteti politik i brendshëm ishte një ndër faktorët kryesorë që pas luftës heroike të UCK-së, ndihmoi edhe në sigurimin e mbështetjes ndërkombëtare.

Në një kohë kur Rusia po përpiqet ta destabilizojë Ukrainën përmes propagandës dhe përçarjes së brendshme, është thelbësore që politikanët në Prishtinë dhe në Tiranë të mos bien pre e lojërave të kundërshtarëve të tyre dhe të ruajnë unitetin për hir të mbrojtjes së Republikës.

Lexo po ashtu:  Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës

Ne duhet të fokusohemi në forcimin e institucioneve dhe përgatitjen për çdo skenar të mundshëm gjeopolitik. Vetëm një politikë e unifikuar dhe një lidership i fortë mund të sigurojnë qëndrueshmëri dhe mbrojtje efektive nga kërcënimet e Serbisë/Rusisë.