Politikanët shqiptarë, janë në gjendje të bëjnë çdo gjë për karrige: intriga ndaj njëri tjetrit, kurthe, mashtrime etj. Të gjitha për karrigen e pushtetit, nga ku vetja u duket si mbret me famë, pushtet, pasuri dhe qejf. Derisa për njerëzit e rëndomtë karriga ka shërbyer si ndenjëse me katër këmbë për t’u çlodhur, pra si mjet çlodhës. Në sistemet monarkiste , mbretërit dhe princërit shijonin momente relaksimi në kolltuqet elegante dhe të rehatshme, ndonjëherë kur ishin nervoz kreshpëronin grushtet mbi brrylësat e kolltukut.

Në ato kolltuqe, vendosej fati i popujve dhe njerëzve gjatë historisë se njerëzimit. Kryesisht mbi karrige uleshin njerëz të fuqishëm, njerëz në duart e të cilëve varej fati i popujve. Karriga ka shërbyer si analogji e ngritjes së figurës së mbretit apo udhëheqësit, derisa nën karrige klithte populli i varfër , që vdiste për një kafshatë bukë. Ndonëse keqpërdorimi me dashje i karriges nga ana e udhëheqësve, ka sjellë shumë vuajte dhe luftëra.

Kur jemi tek Kosova, duhet theksuar se është i njohur “Infektimit” me sindromën “pushteti në karrige, populli nën të”, të cilës s’munden dot t’i rezistonin as udhëheqësit e shqiptarëve në Kosovë, të cilët pas lufte kryen metabolizëm të çrregullt me jetën tonë shoqërore. Karriget e politikanëve tanë u ndërtuan aq të mëdhaja dhe të larta, sa asnjëherë nuk e panë popullin në sytë e të cilëve shpresa po venitet çdo ditë, mbase sikur të kishin karrige më të ulëta, do e shihnin popullin më afër dhe më mirë. Karriga është ndërtuar për t’u çlodhur dhe për të punuar, në rastin konkret të qeverisjes, ajo duhet të shërben si mjet pune në shërbim të qytetarëve. Duke qenë se ka ndodhur e kundërta, mbi karrige të ministrave e kryeministrave të vendit tonë, është thelluar vuajta dhe mjerimi i këtij populli. Katandisja ekstreme ka ardhur si rezultat se në ato karrige janë ulur njerëz servil, të papërgjegjshëm dhe shpesh edhe kriminel me kollare ,të kamufluar si shpëtimtarë e komandantë të luftës së lavdishme të UÇK-së .

Lexo po ashtu:  Kur akademikët shajnë si rrugaç, rrugaçët të duken si akademikë!

Antagonizmi i karriges në Prishtine dhe asaj në Bruksel, vë në pah mungesën e parimit që duhet të kenë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës. Të njëjtit persona janë aq të zot për të kamufluar hajnit e tyre brenda zyreve në Prishtinë, po të njëjtit në bisedime me Serbinë ne Bruksel, nuk janë të zot të mbrojnë interesat e vendit të tyre. Përkundrazi janë aq të skrupull, ata që duken gjigant para qytetarëve, në Bruksel janë marioneta, aq sa mezi i zë syri i kamerës.

Ndonëse në të dyja rastet ulën në karriga, njëra pushtim e tjera nënshtrim, mbi të gjitha është populli ai që pëson.

Kosova nuk vuan për karrige, por për njerëz që ulen ne karrige për t’i shërbyer popullit, jo për ta shtypur atë./Faton Mehmeti/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *