Qeveria polake ka marrë përsipër të mbrojë NATO-n nga Covid-19. 3500 doza të vaksinës Oxford / AstraZeneca – mjaftueshëm për të vaksinuar të gjithë punonjësit e NATO-s në selinë në Bruksel, janë siguruar nga Polonia. Lajmin e konfirmoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Deri tani, asnjë punonjës i NATO-s nuk është vaksinuar pasi aleanca i është përmbajtur programit kombëtar të vaksinave të Belgjikës si vendi pritës i aleancës – në përputhje me protokollin e zakonshëm diplomatik – dhe se punonjësit do të vaksinohen në përputhje me rregullat që ndjek shteti belg për përparësinë  e vaksinimit bazuar në faktorë të ndryshëm të rrezikut dhe në grupmosha.

Disa po e shohin lëvizjen e Polonisë si një përpjekje për të vënë në siklet Belgjikën, e cila si shumë vende të tjera të BE-së ka qenë e ngadaltë në procesin e vaksinimit të qytetarëve dhe rezidentëve të saj, pavarësisht se ka një industri farmaceutike të zhvilluar.

Por të tjerë e vlerësojnë refuzimin e Belgjikës për t’u dhënë prioritet punonjësve të NATO-s para qytetarëve më vulnerabël.

Lexo po ashtu:  Skandaloze nga Komisioni Evropian: u heq vizat edhe serbëve të Kosovës me pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.

Polonia filloi me një nga programet më të shpejta të vaksinimit në BE, por ritmi i saj ka rënë javët e fundit. Të dielën u administruan vetëm 9 795 vaksina – duke e çuar vendin në një total prej 5 026 182 të tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *