Prokurorët gjermanë kanë penalizuar me 535 milionë euro (599 milionë dollarë) gjobë kompaninë e ”VW Porsche” mbi veprimet rregullatore që lidhen me skandalin e emetimeve të naftës.
Prokurori i Shtutgartit, i ngarkuar për hetimin e prodhuesve të makinave me seli në shtetin e Baden-Wuerttembergut, deklaroi se mangësitë e qendrës së zhvillimit te ”Porsche” penguan instalimin e softuerit të paautorizuar nga viti 2009. Vitin e kaluar, prokurorët në Braunschweigut gjobitën kompaninë ”Volkswagen” me një miliardë euro për të njëjtën shkelje. /MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
