Kjo eshte nje satire e mbetur ne doreshkrim e Asdrenit

PORTRET DIPLOMATI SHTATANIK

E ka shtatin tri pellembe
Dhe fytyren qeramidhe
Si sqepare ka ca dhembe
Dhe nje t’ecur karavidhe

Nje grusht kembe i ka miku
Ne kepuce fron te larte
Bark e koke si shiniku
Dhe nje pamje sysh, te tharte.

Dhe nga duart eshte i gjate
Po:shpesh-her i ka te gjata…
Gjith te duket t’jet’i urte
Po ne shpirt m’i zi se nata.

Kur shkon rruges s’e nxe vendi
Shkel e mfryhet si gjel deti
Djathte e mengjer hedh sy shpendi
Me menyra mendje-lehti.

Kur me shoket rri me fjale
Per t’i bindur sa q’u thote
Perpelitet mun si ngjale
Pa dhe trupn’ e kthen si rrote.

Miqesine e ka per cipe
Peshe kurre s’i ka vene
Dhe sado q’i shtije kripe
Kripa shije s’i ka lene.

Di te sillet qysh te duash
Plot menyra ledhatare
Por menyrat po t’ia gjuash
Sheh si dhelper qenka fare.

Jet’ e tija plot mistere
Si dhe letrat sibiline
Veperat si gjemba ferre
Rend si korbi pas stervine.

Lexo po ashtu:  Nënshkruani peticionin për njohjen e Kosovës në PUBG Mobile

Ndrron perdita mij besime
Per qellime satanike
merr e jep e cfaq mendime
Me dredhi makjavelike.

Fjal’ e tija ka te bindur
Vec per sa qe nuk e njohin
Sa per vepra s’eshte i lindur
Flas per vepra qe te ngrohin.

Nje bisede porsa nisi
I cthur fjalet si te doje
Djallezi q’e ka prej fisi
Sipas castit ne nevoje.

Se ka fryme diplomati
Le te mburret zoterija
Por qashtu me q’e do fati
Si lum ne dhe Shqiperija!

Asdreni (Aleks Straver Drenova, 1872-1947).

/www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *