Mbas pothuajse kater dhjetevjecaresh qe qendronte i heshtur ne lidhje me kete takim te afert me nje UFO mbi Pensacola, nje pilot i dale ne pension i Forcave te Marines eshte duke treguar historine e tij ne nje liber.

Ne naten e 6 Shkurtit 1975, piloti qe atehere ishte Kapiten i Marine Reserve Squadron, ishte duke pilotuar nje T-39D Sabreliner me nje ekuipazh me 5 persona ne bord.
Fluturimi prej dy oresh i cili filloi ne perendim te diellit filloi dhe me pas u ul ne Pensacola Naval Air Station. Nderkohe qe me pas Sabreliner ishte duke u kthyer nga misioni i trajnimit, Jividen tha se ai dalloi nje drite rrethore te kuqe qe po i afrohej avionit.
Ai u lidh me Pensacola Approach Control per te pyetur mbi trafikun ajror e per te kuptuar se cfare ishte, por ata i thane qe ne radar nuk shfaqej asgje tjeter pervec Sabreliner. Jividen tha qe ai dhe pese te tjeret pane qe ne disatance nje objekt rrethor te ngurte ne qiell ne pozicionin perafersisht ora 1. Ai tha gjithashtu qe UFO nuk sillej si ndonje avion tjeter i zakonshem civil apo ushtarak.

Lexo po ashtu:  Abetarja e re politike: Mos shikoni sa e fortë është opozita, por çfarë programi ka

“Ne radio, cdo here qe djali shtypte butonin e mikrofonit, ne sfond do te degjoheshin zera qe ishin duke folur per te,” – tha Jividen. “Ata ishin te shqetesuar por edhe shume te entuziazmuar qe ata nuk mundeshin ta shihnin ate objekt fluturues ne radar, dhe ata deshironin te dinin ne detaje se cfare ne shihnim.”
I intriguar nga kjo gje, Jividen vendosi qe te shkonte ne drejtim te UFO-s per te pare se cfare do te bente.
“Papritur drita e kuqe kerceu ne te majte,qe do te ishte pozicioni ora 11.” – tha ai.
Mbasi u sigurua qe drita e kuqe nuk ishte nje far, Jividen vendosi te zbulonte nese UFO ishte solid.
Duke fluturuar nen te, ai tha qe UFO ishte i rrethuar me yje, ndersa duke fluturuar mbi te, UFO ishte si nje mantel mbi Gjirin e Meksikes.
“Mbas rreth 5 minutash, ai shpejtoi ne drejtim te perendimit ne horizont,” – tha Jividen.
Mbas ujles ne toke, Jividen arkivoi nje raport mbi incidentin e ndodhur. “Dhe ne nuk morem asnje feedback tjeter mbi ngjarjen”- tha ai.

Lexo po ashtu:  Merkel nuk konsumohet. Ka mbështetjen e 59% të gjermanëve

Por pasi lexoi edicionin e pare te “UFO-s: Myths, Conspiracies and Realities,” te John Alexander, Jividen u ndje i terhequr per te ndare historine e tij me autorin, i cili eshte i njohur per kerkimet e UFO-ve duke perfshire edhe deshmitare te besueshem qeveritare dhe ushtarake.
“Une mendova qe ai ishte i vetmi individ qe do te ishte i besueshem per te treguar historine.” – tha Jividen.
Jividen ka jetuar ne zonen e Pensacola nga vitet 1969 dhe deri ne 1976 nderkohe qe ai ishte nje instruktor fluturimi i Trupave te Marines ne Pensacola Naval Air Station.
Ai ishte nje pilot i Trupave te Marines per 9 vjet.
Gjate luftes Vietnameze atij i eshte dhene nje mirenjohje per “heroizem dhe arritje te jashtezakonshme” pasi ai kishte pilotuar nje helikopter per te marre nje ekip te Marines qe ishte nen zjarr te rende.
Ai thote qe i ka humbur kontaktet me te gjithe pjesetaret e fluturimit te vitit 1975, por ai po shpreson qe te mund te lidhet me disa prej tyre te cilet mund te duan te ndajne informacionin qe kane.

Lexo po ashtu:  Pse politikanët vazhdimisht thonë: “Po të dëgjojmë” ?

Jividen, 67 vjec, i dale ne pension ne vitin 2002 si nje pilot i United Airlines jeton ne Henderson, Nevada.
Dhe mbas gjithe ketyre viteve, a beson ai ende qe ka pare nje UFO te pilotuar nga jashtetokesore?
“Ka mundesi te kene qene vizitore nga diku larg qe eshte duke na vezhguar,” – tha ai.
“Mund te jete dicka inter dimensionale, nga nje univers alternativ, nje fenomen atmosferik… ka disa mundesi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *