Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kërkuar nga të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Ukrainë që të largohen sa më parë nga vendi, kjo për shkak se nga momenti në moment rrezikohet që të nisë lufta me Rusinë. Për t’u ardhur në ndihmë të gjithë shtetasve shqiptarë, janë shpërndarë edhe dy numra telefoni për të gjithë në mënyrë që të informohen lidhur me mundësitë për t’u larguar nga vendi.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas. Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës. Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë. Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910; ose në adresat e emailit: ambasada@albania.ëaë.pl; embassy.ëarsaë@mfa.gov.al. Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme,“-thuhet në njoftimin zyrtar.

Lexo po ashtu:  “As policia e Ramiz Alisë s’më ka tërhequr zvarrë si kjo e sotme”, artistët në mbrojtje të teatrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *