Emri i lojtarëve në fanellat e skuadrave të Premier League do të zëvendësohet nga e shkruara “Black Lives Matter” për 12 ndeshjet e fundit të sezonit, që do të rinisë të mërkurën në 17 qershor. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë protagonistët e kampionatit anglez në një komunikatë: “Jemi të bashkuar me një objektiv të crrënjosim paragjykimin racial kudo që shfaqet – lexohet në komunikatë – për ti dhënë jetë një shoqërie globale gjithëpërfshirëse, respekt e mundësi të barabarta për të gjithë, pa dallim ngjyre apo besimi”.

Një vendim sigurisht me impakt të madh edhe në nivel mediatik, duke patur parasysh që Premier është kampionati më i ndjekur në botë. Liga angleze, paralelisht, ka njoftuar se do të suportojë këdo që vendos të gjunjëzohet përpara apo gjatë ndeshjeve në shenjë solidariteti ndaj George Floyd e të tjerë afroamerikanë viktima të një abuzimi nga ana e forcave të rendit. Një pozicionim i ngjashëm me atë të Deutsche Fussball Liga, që në një moment të parë kishte nisur hetimin kundër Jadon Sancho e lojtarëve të tjerë për demonstrimin e tyre anti-racizëm, por pastaj ktheu hapat dhe garantoi lirinë për tu shprehur në fushë për këto tematika.

Lexo po ashtu:  Dortmund blen përfundimisht Emre Can

Sipas BBC Sport kanë qenë kapitenët e Ëatford, Troy Deeney e ai i Leicester, Ëes Morgan, që kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në udhëheqjen e lojtarëve të 20 klubeve drejt këtij vendimi. Shkrimi “Black Lives Matter” do të realizohet nga e fejuara e Deeney, Alisha Hosannah, e do ti bashkohet atij për të falenderuar mjekët e personelin sanitar të NHS që luftuan (e po vazhdojnë ta bëjnë) kundër pandemisë së Covid-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *