Gjatë ditës së sotme është raportuar për një sulm që ka ndodhur në veri të Kosovës drejt Policisë së vendit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti kanë mbajtur një konferencë për media ku edhe kanë dhënë detaje për këtë sulm.

Për këtë sulm ka reaguar edhe shefi i kabinetit të Presidencës, Blerim Vela, i cili ka thënë se këto veprime të shoqëruara me tentativa dezinformuese synojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë në Kosovë.

“Ditët e fundit, Serbia dhe strukturat e saj kriminale kryen disa sulme që synonin Policinë e Kosovës në veri. Këto veprime të shoqëruara me tentativa dezinformuese synojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë dhe politike në Kosovë. Ata do të dështojnë, shteti i së drejtës do të mbizotërojë”, shkruan Vela në “Twitter”.

Lexo po ashtu:  Kryeministri grek njofton zgjedhje të parakohshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *