Ish dal tipi me setër t’vizllushme lypke gjendje t’jashtëzakonshme.

Basma xhixha xhixha, vetimë ju shkojke pullave t’kmishës, thuajse u dal me hy dhandërr.

N’sevda sikur kur e ka shpall pavarësinë, açik krejtve, pa njeri t’gjallë n’krah, me marrë në dorë edhe ‘karantinën’, se u mësu, qe 20
e kusur vjet me dal i pari gjithkund…s’ka lënë gjë pa grabit.

Njeri ma egoist, ma narcisoid, ma t’rrezikshëm, s’ka.
Ky e ka sahatin e kurdisun me Serbinë, si e ka
pa Serbinë që e ka shpall gjendje t’jashtëzakonshme, ka ngá me
marrë bajrakun, prej ‘Rognerit’.

Bajati.
Nëse tutët që na hyn Serbia, nashtë, ama nëse don me ja ftof Albinit, i hupt setra, jarabi more Zot.

Nuk ka lavd në karantinë.

P.S. E ju, dijeni se s’ka kush me ju disponu, jeni mbet në mëshirë humoristike të vetvetes, prandaj mos pritni prej askujt me ua bë karantinën interesant, po disponojeni vetem.
Nxeni defat ❤️

Lexo po ashtu:  Ambasadori gjerman në Greqi poston për Ali Pashën, grekët: Është provòkim, jep dorëheqjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *