“Diplomacia amerikane është rikthyer”. Këtë ka deklaruar presidenti amerikan Joe Biden në vizitën e tij të parë në Departamentin e Shtetit ku ka premtuar se do të punojnë me aleatë dhe partnerë “për të rinovuar rolin tonë në institucionet ndërkombëtare dhe për të rifituar besimin dhe autoritetin moral”.

Për këtë, ka shtuar ai, kemi lëvizuar shpejt për të rivendosur angazhimin amerikan në nivel ndërkombëtar dhe për të rifituar pozicionin tonë të lidershipit dhe katalizatorit të veprimeve globale mbi sfidat e përbashkëta.

“Në dy javët e fundit kam folur me liderë të shumë vendeve mike më të ngushta për të filluar që të riformojmë sjelljen bashkëpunuese dhe rindërtimin e muskujve të aleancave demokratike të atrofizuara prej 4 vitesh nga abuzimi ” është shprehur ai. Biden ka vijuar më tej duke theksuar se “duhet të përballemi me ambiciet në rritje të Kinës dhe vendosmërinë e Rusisë për të dëmtuar demokracinë”.

“SHBA-të nuk do ta pësojnë nga veprimet e Rusisë dhe do të reagojnë’ tha ai.

Lexo po ashtu:  Gjermania e bën të detyrueshëm vaksinimin për punëtorët shëndetësorë

Po ashtu, Joe Biden ka njoftuar se do të firmosë një urdhër ekzekutiv për të rritur në 125 mijë numrin e refugjatëve që SHBA-të do të pranojnë, nga 15 mijë që ishin parashikuar për këtë vit, pas reduktimit drastik të paraardhësit të tij Donald Trump.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *