Presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky u bëri thirrje nënave ruse, përmes një videoje, që të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në fushën e betejës dhe të ushtrojnë vigjilencë për vendndodhjen e tyre.

Në një lutje të pasionuar, ai tha “Dua t’ua them këtë edhe një herë nënave ruse, veçanërisht nënave të rekrutëve. Mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë në një vend të huaj”.

Ai u bëri thirrje atyre që të “mos i besojnë premtimeve se do të dërgohen diku për stërvitje … ose kushte jo luftarake”, dhe u kërkoi atyre “të veprojnë menjëherë” nëse ka dyshime se ata po dërgohen për të luftuar në Ukrainë.

Lexo po ashtu:  ADN-ja e peshkaqenëve, kurë kundër kancerit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *