Presidenti i Maqedonisë së Veriut tha se vendi nuk do të kompromentonte identitetin e tij dhe të plotësonte një kërkesë nga Bullgaria me të cilën ka zhvilluar bisedimet për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Bullgaria anëtare e BE ka bllokuar bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe dëshiron që fqinji i saj të pranojë zyrtarisht se gjuha e saj ka rrënjë Bullgare.

“Anëtarësimi në ndonjë organizatë ndërkombëtare nuk ka vlerë nëse ju kërkohet të hiqni dorë nga identiteti juaj,” tha gjatë një fjalimi vjetor në parlament Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski.

Kombi ballkanik u bashkua me NATO-n në fillim të këtij viti pasi kapërceu një mosmarrëveshje të zgjatur me një fqinj tjetër, Greqinë, duke ndryshuar emrin e tij nga Maqedonia në Maqedoninë e Veriut për të adresuar shqetësimet në Athinë rreth ambicieve të mundshme territoriale.

BE paralajmëroi kohët e fundit Bullgarinë se rrezikon të minojë sigurinë në Europën Juglindore nëse vazhdon të bllokojë bisedimet e anëtarësimit.

Lexo po ashtu:  Si po ndikon koronavirusi në trafikun ajror global?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *