Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka propozuar një marrëveshje të gjerë bashkëpunimi dypalësh me SHBA në fushën e sigurisë së informacionit. Duke vlerësuar “rrezikun e një konfrontimi në shkallë të gjerë në fushën dixhitale” si një nga sfidat strategjike më të mëdha të kohës sonë, Putin, ka hedhur idenë e krijimit të një kuadri bashkëpunimi që imiton marrëveshje të shekullit të ’20-të. Propozimi adreson çështje të aktualitetit duke përfshirë qëndrime konstante të politikës së jashtme ruse, siç është parimi i mosndërhyrjes në punët e brendshme.

“Vendosja e një dialogu të nivelit të lartë dhe të rregullt mbi çështjet kryesore në garantimin e Sigurisë Ndërkombëtare të Informacionit.

Mabjtja e kanaleve të hapura dhe efektive të komunikimit mes agjencive përkatëse përmes Qendrave të Reduktimit të Rrezikut Bërthamor, Ekipeve të Gatishmërisë për Emergjencat Kompjuterike dhe zyrtarëve të lartë që përgjigjen për Sigurinë Ndërkombëtare të Informacionit brenda trupave të përfshira në sigurinë kombëtare përfshirë ato të informacionit.

Arritja e një marrëveshjeje dypalëshe ndërqeveritare mbi parandalimin e incidenteve në hapësirën e informacionit të ngjashme me marrëveshje sovjeto-amerikane mbi Parandalimin e Incidenteve në Det të Hapur, hyrë në fuqi që më 25 maj 1972.

Lexo po ashtu:  𝐍𝐨𝐫𝐯𝐞𝐠𝐣𝐢𝐚 𝐚𝐥𝐚𝐫𝐦𝐨𝐡𝐞𝐭: 𝐏𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝𝐚 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐳𝐞𝐧𝐭𝐞

“Shkëmbimi në një format reciprokisht të pranueshëm i garancive për mosndërhyrjen në çështjet e brendshme të njëri-tjetrit, përfshirë proceset zgjedhore, ndër të tjera përmes mjeteve të teknologjisë së informacionit dhe Komunikimit dhe metodave të teknologjisë së lartë,” është shprehur Putin.

Deklarimi në fjalë konfirmon kështu për herë të parë ndoshta dhe zyrtarisht se opsioni i ndërhyrjes në zgjedhje përmes mjeteve të tekonologjisë së informacionit dhe komunikimit është real dhe jo hipotetik, ndonëse Presidenti rus nuk ka pranuar asnjëherë se Rusia e ka bërë një gjë të tillë.

Mbetet ende për t’u parë se cili do të jetë reagimi zyrtar amerikan, por oferta e Putin që vjen para zgjedhjeve amerikane ngjan si parapërgatitje e një alibie nesër në rast akuzash nga humbësit e një procesi që e ka ndarë Amerikën shumë keq. Një tjetër aspekt me interes të gjerë i këtij propozimi është mënyra si është menduar të preken mediat sociale në zbatim të detyrimeve të një marrëveshjeje eventuale mbi këto çështje, çka në çdo rast do të ishte një kthesë e madhe mbi lirinë dhe neutralitetin e vërtetë të internetit.

Lexo po ashtu:  Konsumi i pijeve alkoolike në Shqipëri, ndër më të ulëtit në Europë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *