Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç vjen sot në Tiranë, në kuadër të takimit të radhës për Ballkanin e Hapur. Kjo nismë do të bëjë bashkë më kryeqytetin shqiptar tre drejtues shtetesh, Vuçiç, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, edhe të zotin e shtëpisë, Edi Ramën.

Ndërkohë, që nga ana tjetër për vizitën e Vuçiç janë paralajmëruar se do të mbahen protesta. Këtë thirrje ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ftoi demokratët që t’i bashkohen tubimit të sotëm në orën 16:00, duke nisur marshimin nga selia e PD-së, për të vijuar para Kryeministrisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, do të jenë në Shqipëri sot dhe nesër, ndërkohë që ditën e martë kryeministri Edi Rama, presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

Lexo po ashtu:  Kurti për simbolet shtetërore: "Ta keni parasysh se himni e ka emrin Europa dhe nuk ka tekst. Kjo është e çuditshme. Natyrisht jam që ti shtohet tekst këtij himni por kjo duhet të bëhet në parim me kushtetutën tonë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *