Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në konferencën e përbashkët me presidenten Vjosa Osmani ka thënë se shqiptarët në procese historike duhet të jenë të gjithë bashke, të ecin me maturi dhe urtësi dhe në mbrojtje të interesave të tyre dhe paqes në rajon.

“UÇK është faqe e ndritur e historisë sonë të përbashkët, që bën krenar çdo shqiptar. Asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun dhe vetëflijimin e shqiptarëve në mbrojtjen e lirisë, flamurit dhe identiteit kombëtar nuk do të arrijë kurrë të zbeh këtë trashëgimi të lavdishme”, tha Begaj.

“Ibrahim Rugova ishte një udhëheqës vizionar e qëndrestar, dhe themelues i pavarësisë së Kosoves, ku shtoi se vizioni i tij ishte frymëzim për të gjithë politikanët si në Kosovë dhe Shqipëri”, tha Begaj.

Lexo po ashtu:  Këshilla për miqtë:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *