Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar se do të vijojë rritja e presionit ndaj Moskës për të frenuar regjimin e Vladimir Putinit të avancojë më tej me strategjinë ushtarake në Ukrainë, teksa nuk ka munguar një paralajmërim i radhës për Pekinit, mbi cilën rrugë diplomatike do të zgjedhë.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare u mblodhën në Bruksel në një ministerial të jashtëzakonshëm, të kushtuar ndaj luftës në Ukrainë.

Sipas Stoltenberg, ka një dakordësim shumë të gjerë mes partnerëve të NATO-s, mbi mënyrën se si duhet të veprohet për të ndihmuar Ukrainën.

Kjo përfshin jo vetëm ndihmën ushtarake, por edhe bashkëveprimin për të ndihmuar Kievin ekonomikisht dhe për të goditur Rusinë me sanksione më të ashpra.

Janë pikërisht këto të fundit, ato të cilat i kanë dhenë një goditje të dukshme planit të Vladimir Putinit, i cili ka çaluar nga sa ishin parashikimet e para të tij për dezanifikimin e Kievit.

Çështje të tjera ku NATO do të angazhohet, do të jenë edhe ato të “cyber” sigurisë apo kërcënimeve të sulmeve kimike dhe biologjike, të cilat mendohet se Rusia i ka përdorur në mënyrë të jashtëligjshme në Ukrainë.

Lexo po ashtu:  Dy kandidatët e parë të VV-së në zgjedhjet në Shqipëri

Një aspekt tjetër mjaft domethënës i takimit, është edhe retorika ndaj Pekinit, e cila po ashpërsohet nga vendet anëtare.

“Kina nuk po e dënon ende sulmin rus. Madje, po bashkohet me Moskën, duke shkuar në rrugën e gabuar”, deklaroi ai përpara gazetarëve. “Pekini duhet të ketë kujdes mbi zgjedhjet që bën”.

Nga ana tjetër, pikërisht mbi këtë premisë të lëvizjeve të Pekinit, Stoltenberg theksoi se kjo gjë e bën me shumë rëndësi qëndrimin së bashku të vendeve të NATO-s.

Sa i përket ndihmës që i duhet dhënë Gjeorgjisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, vende të cilat janë më së shumti të rrezikuara nga konflikti sipas aleancës, do të ketë masa shtesë për dy vendet.

Në Gjeorgji, do të zgjerohet paketa aktuale mes NATO-s dhe Tbilisit. Ndërsa, në Bosnjë, do të mendohet ndërtimi i një pakete të re sigurie, që ta lidhë shtetin e Ballkanit Perëndimor me mekanizmat e organizatës ushtarake.

Njëzëri ndërkaq, ka ardhur edhe dënimi i ngjarjeve të fundit në Bucha dhe qytetet e tjera të sapo çliruara nga rusët, ku ka dyshime të forta për krime lufte të kryera nga Moska.

Lexo po ashtu:  Çdo ditë në orën 10 të mëngjesit hapen korridoret për civilët. Moska sërish ofertë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *