Prestigjiozja “Time” i ka kushtuar një artikull qytetit të bukur të Beratit në Shqipëri duke e sygjeruar si një prej vendeve më madhëshore të botës për vitin 2023.

“Këtë vit shenjohet 80 vjetori i arritjes së forcave gjermane në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe i njerëzve të Beratit që mbrojtën shumë prej hebrejëve që kërkuan strehim – duke ilustruar kodin shqiptar të Besës…” – shkruan në hyrje Naomy Tomky në këtë revistë.

“Për të kuptuar më mirë storien 400 vjeçare të historisë hebreje të Beratit – përfshirën mënyrën se si Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë ku popullësia hebreje u rrit gjatë Luftës së Dytë Botërore – duhet të vizitoni edhe Muzeun e Solomonit.” – vijohet më tej.

Në artikull përmendet se si Berati po e vazhdon traditën e mirëpritjes me restorantet dhe hotelet që posedon.

Lexo po ashtu:  Izraeli zgjeron kategoritë e vaksinimit. Përfshin edhe adoleshentët për t’i rikthyer të sigurtë në shkolla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *