Në çastin më të lartë
të lavdit e të nderit,
hapi sytë – mos ia tepro;
para se të shohësh veten
baras me perënditë –
se do të vdesësh – kujto!

Borxhli je prore ndaj atyre
që besimin njëherë ta dhanë
në drejtësi e barazi qëndro;
urtia e mirësia, jo topuzi
pushtetin e ruan, e mban
Se do të vdesësh, kujto!

Lexo po ashtu:  Çfarë mendon Ismail Kadare për gjuhën standarte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *