Nga Lira Gjika

Në këto ditë të vështira për të gjithë, prindër, sidomos ju gjyshër mos u fiksoni pas të ngrënës së fëmijëve. Lërini të qetë, se nuk është e lehtë për ta, kjo situatë. Edhe ata si të rriturit, që kur janë të mërzitur, ose sëmurë, gjënë e pare, që refuzojnë, është ushqimi. Edhe fëmija, po për këto arësye, e refuzon ushqimin. Ai apo ajo, e refuzon ushqimin sepse është i mërzitur, pasi të rriturit nuk e kuptojnë, nuk e lenë rehat apo e sforcojnë.

Kujdes prindër, ushqyerja me zorr është vetëm e keqe. Ajo i vret fëmijës, pikërisht mekanizmin njohës, e njohjes nëpërmjet shijes, pasi e ngrëna në rradhë të parë është njohje, është një proces shumë i ndërlikuar psikoemocional.

Studimet tregojnë, se ushqyerja e keqe dhe sidomos ajo me forcë, nga fëmija, përftohet si shpërfillje. Ju me sjelljen tuaj i krijoni fëmijës një tension, që i vogli nuk arrin ta përballojë. Prindër mos e shihni fëmijën të vogël, ai është një njeri tjetër dhe si të tillë trajtojeni. Ju vetë bezdiseni kur dikush ju nxit të bëni një veprim, që nuk jeni gati apo të ushqeheni, kur nuk keni uri apo kur ju urdhërojnë të tjerët, të njëjtën ndjesi provon edhe fëmija.

Lexo po ashtu:  Fjala vret më shumë se plumbi, cilat janë 5 gjërat që s'duhet t'i thoni kurrë një personi të sëmurë me kancer

Gjithashtu ky fiksim te e ngëna i tregon fëmijës se ju nuk ju intereson gjë tjetër te ai, fëmija, vetëm hëngri apo nuk hëngri. Kujdes prindër nuk është situatë e lehtë kjo, që po kalojmë dhe jetojmë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *