Puna e prindit është më e bukura në botë, por, të bëhemi të sinqertë, është punë tejet sfiduese dhe e lodhshme.

Psikologët e Harvardit thonë se për ta rritur një fëmijë që të bëhet i sjellshëm e i kujdesshëm është një detyrë mjaft e vështirë.

Por, është diçka që ne të gjithë jemi të aftë ta bëjmë.

Nëse jeni prind ose planifikoni të bëheni, psikologët jua rekomandojnë këshillat e mëposhtme për të rritur fëmijë të mirë.

Gjithmonë tregojuni fëmijëve se çfarë rëndësie kanë për ju

Fëmijët tanë janë krijesa të pafajshme dhe delikate, të cilët kanë nevojë për dashurinë tonë. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të mos frikësoheni apo turpëroheni që t’ua shprehni dashurinë fëmijëve tërë kohën sepse është e rëndësishme për zhvillimin e tyre.

Shpenzoni kohë me fëmijët

Shpenzimi i kohës me fëmijët është mënyra e vetme për ta ndërtuar një lidhje të fortë. Pavarësisht sa të fortë jeni, gjithmonë gjeni kohë për të folur me ta, për t’ua dëgjuar problemet dhe për t’i motivuar drejt qëllimeve të tyre.

Lexo po ashtu:  “Nëse djali yt të telefonon tri herë në ditë, kjo tregon se e ke rritur siç duhet”

Ndihmoni fëmijët të ballafaqohen me emocionet negative

Fëmijët shumë lehtë shqetësohen nga emocionet negative, siç është zemërimi, urrejtja, xhelozia, andaj është përgjegjësi e juaja t’ua shpjegoni këto ndjenja atyre. Në këtë mënyrë, ata mësojnë se si t’i zgjidhin konfliktet e brendshme, si të qetësohen dhe ta arrijnë qëndrueshmërinë emocionale.

Mësoni fëmijët si të ballafaqohen me probleme

Duhet t’i mësoni fëmijët se nuk duhet t’u ikin problemeve në jetë. Faktikisht, duhet t’i stimuloni të kërkojnë zgjidhje dhe të ballafaqohen me probleme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *