Ish ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, është dënuar me 2 vjet e gjashtë muaj burg ndërsa ish sekretari i përgjithshëm i kësaj Ministrie, Gani Shabani, me 2 vjet burg pasi janë gjetur fajtorë sot për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si ‘Stentat’.

Ish ministri Ferid Agani dhe ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë, Gani Shabani, akuzoheshin në këtë rast për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Të akuzuar për ketë rast janë mbi 50 persona mirëpo me qëllim të optimalizimit të procedurës ishte veçuar procedura ndaj ish ministrit dhe ish sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ish ministri Agani dhe Gani Shabani akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë,  duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011 -2015.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  "KORONA ËSHTË MASHTRIM, JEMI NË QENDËR TË TRAFIKUT MAFIOZ DHE KRIMINAL" - “Kjo është e rrezikshme”/ Mjeku gjerman bën deklaratën ‘bombë’, tregon të vërtetën ç’po planifikohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *