Mjeku i njohur shqiptar, Naser Ramadani, është pyetur edhe se a do të duhej qytetarët e Kosovës të dilnin në natyrë.

Ai ka rekomanduar të gjithë që të dalin sepse sot është koha e mirë, por duke qëndruar 2 metra larg njëri tjetrit.

“Po, ne kemi rekomanduar 2 metra distancë mes njëri tjetrit, ashtu siç jemi edhe ne tash. Por koha është e mirë dhe njerëzit mund të dalin në natyrë. Virusi nuk qëndron në ajër.” – ka deklaruar ai.

Ramadani ka lutur të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat e vetë-izolimit dhe të distancës sociale.

Ai po ashtu deklaroi se Kosova do ta kalonte shpejt Koronavirusin nëse qytetarët do t’iu përmbaheshin masave.

Lexo po ashtu:  Vetëbesimi – një gjendje që kërkon përpjekje të vazhdueshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *