Një në tre persona që ka vuajtur nga koronavirusi është diagnostikuar me probleme neurologjike ose psikiatrike brenda gjashtë muajsh pas infektimit, ka gjetur një studim i ri.

Një hulumtim, më i madhi i kësaj natyre, ka mbledhur të dhënat elektronike të 236 mijë pacientëve, kryesisht nga Amerika, dhe ka gjetur se 34 për qind e tyre kanë pasur probleme në shëndetin mendor, pas infektimit me virus. Problemi kryesor ishin ankthet, me 17 për qind të njerëzve që e raportuan problemin.

Ekspertët kanë paralajmëruar se sistemet shëndetësore në botë duhet të përgatiten për t’u kujdesur për pacientët e prekur, duke marrë parasysh shkallën e larët të infektimit. Ndikimi i virusit në shëndetin mendor pritet të zgjasë për shumë vjet.

Diagnozat neurologjike si sulmi apo dementia ishin më të rralla, por jo të pazakonshme tek ata që kishin qenë të sëmurë rëndë si pasojë e virusit. Te ata që ishin të pranuar në kujdesin intensiv, 7 për qind përjetuan sulm në tru dhe gati 2 për qind u diagnostikuan me dementia, shkruan “The Guardian”.

Lexo po ashtu:  Fjalimi i Putinit, paralajmërim për luftëra të reja

Studimi, i publikuar në “Lancet Psychiatry”, ka gjetur se këto diagnoza ishin më të zakonshme te pacientët me COVID-19 se tek ata që kishin infektime të traktit respirator apo edhe gripa të tjerë, në periudhën e njëjtë kohore.

“Këto janë të dhëna reale nga një numër i madh i pacientëve. Ato konfirmojnë shkallën e lartë të diagnozave psikiatrike pas COVID-19 dhe tregojnë çrregullimet serioze që prekin sistemin nervor po ashtu”, ka thënë Paul Harrison nga Universiteti i Oksfordit, që ka udhëhequr studimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *