Raporti thotë se modelet Ryzen 9 do të kenë vetëm bërthama performance Zen 5 ndërsa APU-të do të ngelen me bërthamat Zen 4.

Çipet AMD Zen 4 ende nuk kanë debutuar ndërsa spekulimet për Zen 5 kanë filluar. Detaje të reja rreth arkitekturës së Zen 5 flasin për ndryshime të mëdha dhe rritje të ndjeshme performance krahasuar me Zen 4.

Insajderi i industrisë RedGamingTech përmes një video në YouTube tha se çipet AMD Zen 5 do të kenë arkitekturë hibride të ngjashme me Intel dhe Apple.

Kjo do të thotë një kombinim i bërthamave Zen 5 të performancës dhe efikasitetit Zen 4. Raporti thotë se modelet Ryzen 9 do të kenë vetëm bërthama performance Zen 5 ndërsa APU-të do të ngelen me bërthamat Zen 4.

RedGamingTech gjithashtu pretendon se procesorët Zen 5 do të vinë me arkitekturë të modifikuar që prek të tre nivelet e cache. L1 Cache që është i ndërtuar në procesor dhe që është më e vogla dhe më e shpejta do të rritet në mënyrë drastike.

Lexo po ashtu:  Elon Musk detyrohet të ndryshojë emrin e djalit

L2 do të ketë ndryshime dhe të unifikohet njëlloj si L3 në Zen 3.

Së fundi RedGamingTech parashikon rritje të IPC (Instructions per Clock” me 30%. Numri i bërthamave me Ryzen 8000 do të dyfishohet gjithashtu me modelet e rangut të lartë deri në 32 të tilla.

Kujtojmë se Ryzen 9 5950X ka 16 bërthama fizike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *