Mbyllje të kufirit për një ditë ka paralajmëruar klubi i prodhuesve të Kosovës në rast se Shqipëria nuk i heq barrierat tregtare ndaj Kosovës.

Në diskutimin që patën përfaqësues të Klubit të prodhuesve të Kosovës me udhëheqës të Odës Ekonimike u tha se Shqipëria është e dyta pas Serbisë që vendos barreiera ndaj Kosovës.

“Kjo është një fatkeqësi për marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve. Gjatë sezonit të verës do ta mbyllim kufirin duke vendosur të gjitha maunet e Kosovës për ndryshimin e qasjes së Shqipërisë ndaj prodhuesve të vendit tonë”- tha Astrit Panxha, Përfaqësues i Klubit të Prodhuesve të Kosovës

Ata kanë kërkuar respektimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani për të cilat u tha se nuk ka vullnet politik, ndonëse kanë qenë në pritje që qeveria e Shqipërisë të reflektonte dhe të ndërmerrte masa për marrëveshjet që janë nënshkruar. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Kryeinfermierja e Pulmologjisë ka një mesazh për deputeten e infektuar me Covid-19, Eliza Hoxha (PDK)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *