Në datën 19 shkurt është mbajtur në Kosovë, konventa e dytë kombëtare e prodhuesve vendore, në të cilën i ftuar kryesor ishte kryeministri i ri Albin Kurti.

Gjatë këtij takimi të organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, kryeministri Albin Kurti theksoi rëndësinë e prodhuesve vendorë, duke u shprehur se ata janë shtyllë e shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës.

Kryeministri Kurti është ndalur me këtë rast edhe në heqjen e taksës 100% me Serbinë, duke theksuar se në bazë të marrëdhënieve tashmë do të jetë reciprociteti. Sipas tij, masa e reciprocitetit bëhet me qëllimin kryesor për të mbrojtur prodhuesit vendorë si dhe shprehu qartë angazhimet që qeveria e tij do të ndërmarrë për të mbështetur  biznesin:

“Nga unë si kryeministër ju do ta keni vëmendjen maksimale, andaj pres nga kjo konventë rekomandimet e juaja që t’i marrim parasysh kërkesat tuaja. Për ndërmarrësit do t’i heqim barrierat e tyre, do të krijojmë barazi për bizneset, do ta luftojmë evazionin fiskal dhe do të sigurojmë energji elektrike me çmim të përballueshëm për prodhuesit

Lexo po ashtu:  Turqia lehtësime Turqisë/ Shtetasit e Serbisë lejohen të hyjnë me letërnjoftim në Turqi

Kurti foli edhe për idenë e Mini-Shëngenit, i cili tha se me Shqipërinë do të ketë vetëm bashkëpunim tregtar, sepse siç tha ai, ka vetëm një interes, e ai është bashkëpunim të plotë me Shqipërinë.

Në hapje të Konventës, ka folur edhe kryetari i Klubit të Prodhuesve, Bashkim Osmani, i cili tha se ky klub vazhdon të jetë një partner me qeverinë me qëllim të zhvillimit të ekonomik në Kosovë.

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës Astrit Panxha foli për markën dhe fushatën që bënë ky Klub për “Made in Kosova”.

“Ne jemi shumë të interesuar që të vazhdojnë këtë fushatë sepse produktet ‘Made in Kosova’”, janë cilësore”, tha ai.

Ai tha se si prodhuesit janë kundër Mini-Shengenit, derisa tha se sa i përket tarifës, shtoi se qëndrimet e Klubit tashmë janë të njohura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *