Profesoresha ruse: Ja si rren presidenti Vuçiç!

Profesoresha ruse Ana Filimonova, historiane në Institutin e Sllavistikës dhe të Ballkanit në Akademinë e Shkencave të Rusisë, në një intervistë në 22 prill 2022 analizon mitin e rremë, që ka krijuar presidenti i Serbisë Vuçiç, sikur ai po vuan sakrifica të mëdha për hatër të Rusisë dhe po përballon presione të mëdha nga BE dhe nga Perëndimi për t’u bashkuar me sanksionet kundër Rusisë:
-“Është thjesht një manipulim, që lideri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, flet se mbi të po ushtrohen presione me rastin e sanksioneve, megjithëse asnjë presion dhe askush nuk po i bën atij presione. Gjithë përfaqësuesit e BE thjesht po i flasin për atë që Serbia duhet të përmbushë detyrimet, të cila i ka marrë përsipër kur nënshkroi marrëveshjen e stabilizimit dhe të integrimit në BE.

Fjalët për presione të paprecedenta ndërkombëtare, të cilave po u nënshtrohet Serbia për shkak të Rusisë, janë thjesht një dredhi. Ky nuk është presion, ky është detyrim ndërkombëtar”.
-Agjencia ruse e lajmeve “Regnum”, 22 prill 2022
PS. Kur presidenti i Serbisë së vogël Vuçiç, duke u shtirur sikur po mban kryqin e sanksioneve për hatër të Rusisë, tenton të rrejë Moskën e madhe me qëllim që t’i marrë asaj si shpërblim gazin rus me çmim të lirë, imagjinoni se sa shumë e rren Tiranën e vogël, duke iu shtirur asaj se me katër liritë jugosllave të “Ballkanit të hapur” presidenti Vuçiç po vuan që t’i sjellë Shqipërisë begatinë e pafund dhe bashkim-vëllazërimin e lumtur Serbi-Shqipëri.

Lexo po ashtu:  Analiza e protestës/ Kush humbi, kush fitoi dhe ç’ndodh më pas?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *