Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI: Kush e “hanger” Dardaninë shqiptare ?

*** Kryeministri i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti bëri shumë mirë që pranoi në bisedë kryetarin e LSD-së së Vojvodinës, Nenad Çanak, i cili e njeh pavarësinë e Kosovës.

Gjithashtu, do të kishte bërë mirë sikurse ai me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca t’i përgjigjeshin Kërkesës zyrtare të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork lidhur me ndryshimin e emrit sllav Kosovë” në emrin burimor antik “Dardani”. Megjithatë, mbesim me shpresë se do të na përgjigjen një ditë, edhe neve si institucion kombëtar shkencor, ashtu siç iu kemi drejtuar me një dërgesë postare (rekomande), më 27 mars 2021. Besoj se kanë para, kohë dhe mirëkuptim për dërgimin e një letre zyrtare me anë të postës.
*** *** ***

Pasi “Maqedonia” ndryshoi emrin në “Maqedoninë Veriore” (që në realitet asnjëra e as tjetra nuk kanë të bëjnë me Maqedoninë antike të Lekës së Madh), e ne çka po presim pse nuk po e ndryshojmë emrin sllav “Kosovë” në toponimin burimor autokton iliro-shqiptar- DARADANI?

-Është turp i madh për ne, që deri më sot (XIII-XXI) asnjëherë nuk e kemi riaktualizuar këtë problem tejet serioz dhe ekzistecial për qenien shqiptare në Ballkan.

Për të rikujtuar dhe korigjuar këtë padrejtësi të madhe historike jo më pak se 8 shekuj, Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve e Nju-Jorkut me kryetarin e saj Akademik Skënder Kodra në krye, më 27 Mars 2021, u dërgoi me postë një Kërkesë zyrtare presidentes, kryeministrit dhe kryekuvendarit të Kosovës, që ta MARRIN NË SHQYRTIM MEMORANDUMIN tonë, që ka të bëjë me NDRYSHIMIN e sintagmës emërtuese nga “REPUBLIKA E KOSOVËS” në “REPUBLIKA E DARDANISË”. Mirëpo, fatkeqësisht deri më sot (5 korrik 2021) nuk kemi marrë asnjë informacion zyrtarë me shkrim as nga Vjosa Osmani(preisdnete), as nga Albin Kurti(kryeministër) e as nga Glauk Konjufca(kryekuvendar). Arsyen e mospërgjigjes Kërkesës sonë zrytare, vetëm ata mund ta kenë ditur, askush tjetër.

Lexo po ashtu:  ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË REPUBLIKËN E SËRBISË, NË VITIN 2020.

Vetëm pas kthimit të Dardanisë, Beogradi do ta harrojë “Kosovën” e shpifur më 1216!

Prandaj, nuk duhet vonuar asnjë ditë zgjidhjen e kësaj çështjeje me peshë të madhe historike të identitetit të Dardanisë shqiptare. Ndryshe, popat, shteti, politika dhe propaganda e Serbisë, vazhdimisht do të na akuzojnë para Evropës dhe para gjithë botës, se gjoja ua kemi shkëputur “Kosovën serbe”, më 1999!?

Pra derisa të mos ia ndryhsojmë emrin “Kosovë” në Dardani, do të kemi problem, konflikt dhe do të jemi në luftë me Serbinë kolonialiste gjenocidale (madje dhe brezat tanë të ardhshëm). Këtë duhet ta kei parasysh, se me Dialogun e Brukselit (2011-2021) nuk zgjidhet konflikti shumëshekullor i Daradanisë shqiptare ( që për herën e fundit zhupanët dhe metohët serbomëdhenj invadues dhe kolonizues, e futën në dhe, duke e riemërtuar me emrin sllav “Kosovë e Metohi”, që do të thotë tokë kishtare, identitet serb dhe civilizim sllav!?

Prandaj, për të hedhur poshtë gënjeshtrat dhe falsifikimet e tilla antishqiptare, shteti i Kosovës nevojitet të hidhet në veprim sa më parë të jetë e mundur, në mënyrë që të rikthejë emërtimin e tij të vërtetë burimor-DARDANI, e cila historikisht nuk njeh kurrfarë emërtimi sllav “Kosovë e Metohi”, të ngulitur nga priftërnijtë serbomëdhej me zhupanët e tyre mesjetarë, që më 1216 DARDANINË SHQIPTARE e mërtuan me merin sllav “Kosovë e Metohi”!!!

Lexo po ashtu:  Ty, nuk po të mbetet zgjedhje! 

Me kthimin e Dardanisë, do të dëshmojmë identitetin tone të lashtë të sefrës dhe të qytetërimit evropianoperëndimor

Nëse pandnehim se jemi ilirë dhe evropianë perëndimorë, ka ardhur çasti historik që ta vëmë në dijeni mbarë kombin shqiptar, Evropën dhe gjithë botën se në DARADANINË SHQIPTARE nuk ka “Kosovë e Metohi”, por vetëm një DARDANI, emrin e së cilës e falsifikuan zhupanët dhe popat serbë, të cilët më 1216 e “kryqëzuan” me emerin “Kosovë e Metohi”.

Pra, që atëherë e deri më sot (XIII-XXI) historiografia e rreme dhe falsifiktaore serbomadhe sllave ballkanike, evropian dhe botërore shërbehet me toponimin sllav “Kosovë e Metohi”, në vend të emërtimit të saktë antik “DARDANI”. Për më tepër, DARDANIA është kryeargumenti shkencor historik që përtrollis të gjitha gënjeshtrat, mitet dhe falsifikimet e kuazishkencës dhe të Kishës Orotodokse (retrograde) Serbe, se gjoja “Kosova e Metohia janë djepi, zemra, koka serbe”, etj. Kjo është rrena më e madhe në historinë e Ballkanit, të Evropës dhe të botës, mbase as në epokën romake e as në ate ilire nuk figuruar kurrfarë “Kosove” në Ballkan.

Lexo po ashtu:  Fuqia numerike e Aleancës për Shqipërinë Europiane

Nëse vërtet, duam të lirohemi nga kanxhat shumëshekullore të kolonializmit gjenocidal serbomadh, atëherë nuk kemi pse të vrapojmë kot pas “dialogëve” të Serbisë, sepse kjo nuk e njeh sovranitetin e Kosovës (17 shkurt 2008), duke qenë se konsideron “prone të ligjshme” shtetërore dhe kishtare, të cilën siç deklaroi botërisht socialdemorkati dhe paqësori serb i LSV-së së Vojvodinës, Nenad Çanak, “Serbia me shpatë e ka fituar Kosovën më 1912”, domethënë ushtarakisht me zjarr, me terror, me masakra dhe me gjenocid Serbia e ka ankesuar dhe pushtuar Kosovën shqiptare më 1912, përkatësisht Dardaninë shqiptare.

Për të mos u bërë robër të Serbisë kolonialiste dhe militariste, shteti i Kosovës, sa më pare, do të duhej të nxirrte Ligjin përkatës dhe të ndryshonte Kushtetutën (ashu siç e ndryshoi për Dialogun e Brukselit, 2011-2021, si dhe për Gjykatën Speciale të Hagës për dënimin e “krimeve” të UÇK-së) për ndryshimin e emrit sllav “Kosovë” në atë iliro-shqiptar “DARDANI”.

Nëse kjo procedure ligjore dhe kushtetuese, nuk do të “ndizte”, atëherë, pa vonesë, të shpallet REFERENDUM gjithëpopullor për rikthimin e emrit “DARDANI”, sepse ky është identiteti ynë i lashtë dhe i sotëm ilir-shqiptrar, territorial, shtetëror, nacional dhe qytetërues evropianoperëndimor.

Vetëm pasi ta kemi ringjallur emrin DARDANI, atëherë, do të mund të krenoheshim dhe të mburreshim se, vërtet jemi faktor i rëndësishëm dhe i patejkalueshëm politik, kombëtar, civilizues, gjeopolitik dhe gjeostrategjik properendimor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *