Çmimi Nobel për Paqen për këtë vit i është dhënë Programit Botëror të Ushqimit, për kontributin ndërkombëtar në luftën kundër urisë.

Në garë për Nobelin e Paqes, një kategori që ka rezervuar shpesh surpriza, ishin 318 kandidatë, nga këto 211 individë dhe 107 organizata. Një listë e gjatë kadidatësh, përbërja e së cilës, në bazë të rregullave të Akademisë Suedeze, nuk dihet dhe as nuk do të merret vesh ndonjëherë.

Pandemia e koronavirusit ka kontribuar në një rritje të shpejtë të numrit të viktimave të urisë në të gjithë botën. Në vende të tilla si Jemeni, Republika Demokratike e Kongos, Nigeria, Sudani i Jugut dhe Burkina Faso, kombinimi i konfliktit dhe pandemisë ka çuar në një rritje dramatike të numrit të njerëzve që jetojnë në kufijtë e urisë. Përballë pandemisë, WFP ka treguar një kapacitet mbresëlënës për të rritur përpjekjet e tij. Siç ka pohuar e njëjta organizatë, deri në ditën kur do të kemi një vaksinë mjekësore, ushqimi është vaksina më e mirë kundër kaosit“, thuhet në motivacionin e Akademisë së Nobelit.

Lexo po ashtu:  Ministri grek: Çështja e njohjes së Kosovës është vendosja e marrëdhënieve mes dy vendeve

Falënderime të përzemërta Komitetit të Nobelit për nderimin e Programit Botëror të Ushqimit me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2020. Kjo është një mënyrë e fuqishme për t’i kujtuar botës që paqja dhe zhdukja e urisë shkojnë krah për krah“, shkroi vetë WFP në Twitter.

Programi Botëror i Ushqimit është agjenci e Kombeve të Bashkuara, që trajton çështjet e urisë dhe promovon sigurinë ushqimore. Ky program arrin të sigurojë çdo vit ushqim për rreth 93 milionë persona në nevojë në 83 vende të ndryshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *