Më 6 mars Qeveria ka miratuar Programin e saj 2020-2023 për “Kosovën gjithëpërfshirëse, me drejtësi dhe zhvillim të qëndrueshëm”. Programi prej 46 faqe është i ndërtuar mbi bazën e Marrëveshjes së Koalicionit dhe është i organizuar në 12 fusha të qeverisjes. Programi synon kompletimin e procesit të shtetbërjes dhe integrimin e plotë të Republikës së Kosovës në kuadër të institucioneve rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare.

Instituti EPIK ka identifikuar 217 masa konkrete për të cilat është zotuar Qeveria e Kosovës në kuadër të Programit të saj 2020-2023 – nga masat e reciprocitetit në dialogun me Serbinë, e deri te gjetja e zgjidhjes për Kartonin e Gjelbër.

Po ashtu ky institut kas nxjerr edhe studimin të titulluar “MISION I (PA)MUNDUR: Programi i Qeverisë 2020-2023”.

Kjo është komunikata e plotë e Institutit EPIK:

Ne kem i identifikuar 217 masa konkrete për të cilat është zotuar Qeveria e Kosovës në kuadër të Programit të saj 2020-2023 – nga masat e reciprocitetit në dialogun me Serbinë, e deri te gjetja e zgjidhjes për Kartonin e Gjelbër. Duhet sqaruar që në fillim që ne kemi tentuar të bëjmë përzgjedhjen e masave të Programit të cilat janë të qarta, konkrete dhe të matshme. Me fjalë të tjera, nuk kemi përfshi masat e programit të cilat në esencë nuk janë masa, por zotime abstrakte psh. do të konsolidojmë funksionimin e kompanive publike, do të zbatojmë MSA dhe rishikojmë ligjet/strategjitë/politikat, do të forcojmë/fuqizojmë kapacitetet e institucioneve, etj. Po ashtu, nuk kemi përfshirë masat e programit të cilat përbejnë detyrat e zakonshëm të qeverisë, psh. përmirësimi i llogaridhënies ndaj qytetarëve, shpërndarja e granteve per komuna, dhe aktivitete të ngjashëm.

Lexo po ashtu:  Për herë të parë në histori, bota ka më shumë pleq sesa fëmijë

Këto janë disa nga zotime kyçe që burojnë nga Programi i Qeverisë 2020-2023:

1.Një rezolutë/platformë për dialog duhet të miratohet në Kuvendin e Kosovës;

2.Rishikim i plotë i marrëveshjeve të arritura deri më tani;

3.Zëvendësimi i tarifave doganore me masa të reciprocitetit të plotë;

4.Financimi i qëndrueshëm dhe transparencë e llogaridhënie të plotë të RTK-së;

5.Programi Kombëtar i Kursimit;

6.Zbatimi i shtesave të fëmijëve;

7.Anëtarësimi në INTERPOL;

8.Monitorimi i proceseve rekrutuese & avancimit (MB, BE, etj);

9.Dizajnim i një procesi të ri të përhershëm për emërimin e anëtarëve të bordeve;

10.Fondi Zhvillimor;

11.Transformimi i Agjencisë Kosovare për Privatizim, në agjenci brenda qeverisë;

12.Rritja, deri në 400, e numrit të inspektorëve të punës;

13.Padi kundër Serbisë për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë;

14.Vetting: Gjykatat, Prokuroria, Policia, Agjencia Kosovare e Inteligjencës, Dogana, Inspektorati Policor, Njësia e Inteligjencës Financiare;

15.Mekanizmi i veçantë hetimor për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë;

16.Fond për Ruajtjen e Aseteve të Konfiskuara;

17.50% përfshirja e fëmijëve të moshës 3-5 vjeç në edukimin parashkollor;

18.Dyfishim i pjesëmarrjes së grupmoshës 1-3 vjeç në edukimin parashkollor;

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti takoi Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e vendeve të Quint-it

19.Rikthim i Kosovës në ENQA;

20.Themelimi i Spitalit të Prishtinës;

21.Fondi i Sigurimeve Shëndetësore;

22.Eliminimi i monopoleve (Homologimi i automjeteve);

23.Anëtarësimi në UNESCO;

24.Stadiumi Kombëtar;

25.Partneriteti për Paqe me NATO-në;

26.Shërbimi ushtarak i obligueshëm tremujor;

27.Rishikimi funksional i shërbimit të jashtëm;

28.Banka Zhvillimore;

29.Votim në misionet më të afërta diplomatike dhe konsullore;

30.Gjetja e zgjidhjes për Kartonin e Gjelbër.

Me qëllim të monitorimit më të lehtë dhe rritjes së llogaridhënies ne kemi përgatitur edhe ndarjen e detyrave që burojnë nga Programi i Qeverisë sipas mandatit të secilit ministër. Ministria me më së shumti detyra është Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, me gjithsej 36 masat, së bashku me Ministrinë për Ekonomi, me gjithsej 35 masat.

Programi identifikon funksionimin e 9 fondeve të ndryshme dhe miratimin e 27 ligjeve.

Programi i Qeverisë së re është diku në mes ideales dhe të pamundurës. Programi përmban masat e duhura, pothuaj në çdo sektorë. Sidoqoftë, zbatimi i Programit do varet nga disa të panjohura. Si do të financohen të gjitha 217 zotime? A do të arrijë koalicioni të ruaj konsensusin politik për të shtyrë përpara njëkohësisht dialogun me Serbinë, reformën në drejtësi, administratën publike dhe/apo në shëndetësi? A do të këtë Qeveria kapacitet të mjaftueshëm teknik dhe ekspe rtizë për të administruar një program kaq ambicioz?

Lexo po ashtu:  Osmani i del krah Albin Kurtit: Nuk e sulmoi NATO’n

Ne besojmë që sikur në ato pyetje më komplekse të njerëzimit, përgjigja edhe në këtë rast është: vetëm koha do të tregoj. Sidoqoftë, në ndërkohë, ne besojmë se publikimi ynë i radhës na ka ofruar mjete të mjaftueshme për të monitoruar punën e Qeverisë dhe për të kërkuar llogaridhënie për zotimet e bëra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *